web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Bie akuza për krime kundër njerëzimit

16 Shtator 2026, 10:39, Kosova & Bota CNA

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Bie akuza për krime

Gjykata Speciale e Hagës ka konstatuar se nuk ka pasur krime kundër popullatës civile nga katër udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kryesuesi i seancës, gjykatësi amerikan Charles Smith tha se trupi gjykues nuk është bindur se personat e shënjestruar mund të cilësohen si “popullatë civile", një element që lidhet me akuzat për krime kundër njerëzimit.

“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër një popullate civile trupi gjykues konstatoi se ZPS nuk arriti të vërtentote se ishte kryer një sulm kundër një popullate civile. ZPS nuk arriti të provonte se ishin kryer krime kundër njerëzimit”, tha gjykatësi amerikan Charles Smith. 

Gjykatësi Smith po vazhdon ende me paraqitjen e konstatimeve të trupit gjykues për krimet e pretenduara në aktakuzën e secilit prej katër ish-krerëve të UÇK-së. /CNA





Lajmet e fundit nga