Basketbollisti dhe diplomati i shquar shqiptar Agim Besim Fagu feston sot plot 79 vite jetë. I lindur më 16 shtator 1947 në Tiranë nga një familje sportistësh, Agim Fagu ,një ndër basketbollistët më të mëdhenj të vendit tonë ka bërë bujë jo vetëm në basketbollin europian por dhe atë botëror.
Agim Fagu, lindi afërsisht kur lindi klubi i Partizanit, 1 vit më vonë nga krijimi i klubit. I biri i të madhit Besim Fagu, një ndër themeltarët e Klubit Sportiv Partizani, padyshim Agimi mbetet një ndër basketbollistët më të mëdhenj të Shqipërisë i cili ka bërë bujë në mbarë botën.
Me një kontribut dhjetëra-vjeçar në fushën e sportit, Agim Fagu arriti shkëlqimin e tij që në moshën 15-vjeçare. Shpesh herë kampion me fanellën e Partizanit, plot 8 tituj kampioni, kapiten i ekipit për një periudhë të caktuar, Agim Fagu mbetet në kujtesë si një basketbollit i shkëlqyer pikëshënues i kalibrit të lartë, lider i madh i Partizanit në vitet 60-70 të , basketbollist i kalibrit ndërkombëtar, atij europian dhe botëror.
Ai mban titullin Mjeshtër i Madh i Sportit. Në shumë herë ai ka qenë dhe fituesi i çmimeve 10 sportistët më të mirë të Shqipërisë. Përgjatë 14 viteve luajti vetëm me “Partizanin”, ku dhe shënoi fitore me të 8 kampionate kombëtare. Në 7 Kupa të Shqipërisë, Fagu mori pjesë në 8 edicione te Kupave të Europës, ku rrëmbeu dhjetëra çmime ndërkombëtare e kombëtare midis të cilave: Mjeshtër Sporti në 1967, Mjeshtër i Merituar Sporti në 1969, në Turneun Olimpik në Holandë 1972 shënuesi më i mirë, në Kampionatin Europian në Gjermani 1974 shënuesi më i mirë.
Përveç kontributit të tij të dhënë në sektorin e sportit, disa vite jetë Fagu ia dedikoi dhe politikës. Ai hyri politikës pas viteve ‘89, ku garoi edhe për postin e kryebashkakiut të Tiranës si kandidat i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në vitin 1998, ai u emërua ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar në Londër, post të cilin e mbajti deri në vitin 2005, duke luajtur një rol të madh në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve si dhe lehtësimin e procedurave të vizave.
Newsbomb.al i uron sa më shumë vite të tjera jetë dhe shëndet basketbollistit njëherazi dhe diplomatit të shquar shqiptar.
