Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Maj 2027, Mbreti Felipe VI i Spanjës do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë, arsyeja e vizitës

Shkruar nga Newsbomb
Maj 2027, Mbreti Felipe VI i Spanjës do të vizitojë për
Mbreti Felipe dhe kryeministri Edi Rama

Është konfirmuar zyrtarisht tashmë se mbreti Felipe VI i Spanjës do të vizitojë Shqipërinë në majin e vitit 2027 në kuadër të World Law Congress që do të zhvillohet në vendin tonë.

Që një ngjarje e tillë do të zhvillohet në Shqipëri është thënë edhe më parë, me jurist, gjyqtarë dhe profesionistë të fushës nga e gjithë bota që do të mbërrijnë në vend. Kryeministri Edi Rama ka bërë avokatinë e këtij aktiviteti.

Në këtë aktivitet në majin e vitit 2027 do të marrë pjesë edhe presidenti I Italisë Sergio Mattarella.

Dy konfirmimet janë bërë dje për dy drejtues të lartë të gjyqsorit në Shqipëri, kreun e gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe kryetaren e gjykatës kushtetuese Fiona Papajorgji që kanë qenë dje në një vizitë zyrtare në Itali dhe u pritën nga presidenti Italian. Aktiviteti në të cilën morën pjesë një delegacion I përbërë nga anëtarë të bordeve drejtuese të Ëorld Laë foundation, u përqëndrua te zhvillimi I edicionit të radhës, në maj 2027 në Shqipëri. Gjykata e lartë do të jetë bashkëorganizatore e një eventi të tillë në Tiranë.

Felipe VI është mbreti i 14-të i Spanjës që nga rivendosja e monarkisë dhe ka qenë në fron që prej vitit 2014. Mbretërimi i tij është karakterizuar nga përpjekja për të modernizuar imazhin e Kurorës, për të ruajtur rolin e saj institucional dhe për të përballuar krizat që kanë prekur monarkinë dhe unitetin territorial të Spanjës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese