BOTA /

Nëna e Thaçit nuk di asgjë për procesin sot, i afërmi: Do i tregojmë vetëm nëse...

Hyra Thaçi nuk ka dijeni se sot mbahet gjyqi për vendimin ndaj djalit të saj.

Shkruar nga Versus

Nëna e Thaçit nuk di asgjë për procesin sot, i

Ndërsa të gjithë shqiptarët e kanë vëmendjen drejt Hagës, nëna e Hashim Thaçit nuk ka dijeni se sot pritet vendimi i gjykatës për djalin e saj dhe ish-krerët e tjerë të UÇK. 

Një prej kushërirëve të Thaçit tha se zonja Hyra do të informohet vetëm në rast se ish-presidenti shpallet i pafajshëm. 

Nëna e Hashim Thaçit, Hyra nuk është në dijeni se sot do të merret vendimi nga Gjykata në Hagë.

"Nuk e di. Nuk i kanë treguar. E nëse na gëzon Zoti, atëherë do ta lajmërojmë. E nëse dënohet nuk mundemi t’i tregojmë gjë", tha kushëriri. Versus.al

Poll