BOTA /

“U vërtetua arrestimi i paligjshëm i 385 personave”, gjykata: Të ndaluarit goditeshin me shkopinj

Shkruar nga Versus

“U vërtetua arrestimi i paligjshëm i 385 personave”,

Trupi gjykues në Hagë thotë se është provuar se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave.

 “Trupi gjykues konstatoi se mënyra e qëllimshme me të cilat viktimat u ndaluan dhe u arrestuan pa dhënë asnjë arsye për ndalimin e tyre dhe duke iu mohuar çdo formë e gjykimi të rregullt, tregojnë se disa prej anëtarëve të përfshirë synonin arrestimin dhe ndalimin e tyre  pa ndonjë arsye të vlefshme dhe në shpërfillje të çdo garancie  mbrojtëse dhe forme të procesit të rregullt

Konkretisht trupi gjykues konstatoi se anëtarët e UÇK-së në qendra të ndryshme ndalimi në Kosovë dhe në Shqipërinë veriore krijuan kushte çnjerëzore ndalimi, kontribuan në krijimin e tyre dhe i mbajtën ato në kushte çnjerëzore ndalimi. Të ndaluarit u mbajtën në vende e lloje të ndryshme ndërtesash, përfshirë edhe ndërtesa që ishin shkolla etj.

Shumë nga anëtarë e UÇK-së të përfshirë në ndalimin e tyre i keqtrajtuan fizikisht të ndaluarit. Në vende të ndryshe, anëtarët e UÇK-së i godisnin rregullisht me shkelma dhe i rrihnin brutalisht dhe vazhdimisht të ndaluarit, duke përdorur ndër të tjera qytat e pushkëve, shkopinj të ndryshme etj…”, tha gjyqtari Smith. Versus.al

Tags:

hage uçk

Poll