Gjykata e Hagës: Konfirmohet ndërrmarja e përbashkët kriminale e ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale në Hagë ka vijuar seancën për shpalljen e vendimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë seancës, trupi gjykues ka konstatuar se Prokuroria e Specializuar nuk ka arritur të dëshmojë ekzistencën e një sulmi të përhapur dhe sistematik kundër popullatës civile pas 20 qershorit 1999, si kusht për akuzat për krime kundër njerëzimit.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile”, është shprehur kryetari i trupit gjykues.
Ky konstatim ka bërë që akuzat për krime kundër njerëzimit, si dhe ato për krime lufte, të mos mbështeten nga ky konstatim i gjykatës për periudhën pas 20 qershorit 1999.
Ndërkohë, gjatë seancës është konfirmuar akuza lidhur me ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, sipas pretendimeve të Prokurorisë.
Seanca në Gjykatën Speciale në Hagë vijon, ndërsa trupi gjykues po lexon dhe arsyeton vendimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Haga për ish-krerët e UÇK-së: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i të paktën 385 personave
Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, bie akuza për krime lufte dhe kundër njerëzimit
Nis seanca për aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit në Hagë
- 11:01 Haga për ish-krerët e UÇK-së: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i të paktën 385 personave
- 11:00 Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së në ankth për vendimin në Hagë, i afërmi i Thaçit: Nëna e tij nuk di gjë për seancën
- 10:57 Një natë, shumë ritme dhe një ndalesë që nuk e kishim planifikuar
- 10:50 Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, festë në Prishtinë pas rënies së akuzave për krime lufte dhe kundër njerëzimit
- 10:39 Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, bie akuza për krime lufte dhe kundër njerëzimit
- 10:36 Rama në Korçë për reformën territoriale, Maliqi në qendër të diskutimit