Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Smith zbardh rolin e Thaçit dhe rastin e Behajdin Allaqit: “Anëtar kyç” në qëllimin kriminal; Gjykata: Allaqi u vra pas arrestimit, kërkuan t’i jepnin ryshfet familjes

Shkruar nga Newsbomb
Smith zbardh rolin e Thaçit dhe rastin e Behajdin Allaqit:
Hashim Thaçi

Gjykatësi Charles Smith ka rënduar pozitën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.  Sipas Smith, Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë kishin emëruar persona besnikë në pozita të ndryshme për të ruajtur kontrollin brenda UÇK-së gjatë periudhës së përfshirë në aktakuzë. Ai tha se një pjesë e këtyre personave kishin kryer krime ose kishin qenë në dijeni për kryerjen e tyre.

Në vijim të fjalës së tij, Smith u ndal edhe te rasti i Behajdin Allaqit. Sipas konstatimeve të trupit gjykues, para zhdukjes së tij Thaçi dhe Kadri Veseli kishin kërkuar të informoheshin për të. Më 11 qershor 1998, Allaqi shkoi në shtabin e UÇK-së, ku më pas mbërritën Thaçi dhe Veseli dhe e arrestuan atë, ndërkohë që janë ngritur dyshime se ai më pas u vra.

Sipas Smith, më pas u ndërmorën masa për të fshehur përgjegjësinë, ndërsa familjes iu tha se kishte rënë dëshmor.

“Trupi gjykues ka konstatuar se para zhdukjes së tij Behjadin Allaqi, Thaçi dhe Kadri Veseli kishin kërkuar që të informoheshin. Në 11 qershor në 98 Behjadin Allaqi shkoi në shtabin e UÇK-së dhe pas pak mbërritën Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata e morën atë në pranga. Behjadin Allaqi nuk u pa më kurrë dhe trupi gjykues është bindur se ai u vra. Për të fshehur përgjegjësinë, personat në fjalë morën masa të ndryshme. U tha që ai kishte rënë dëshmor. Kështu, pas luftës Thaçi dhe Kadri Veseli u munduan që të qetësonin familjen e tij me ryshfete për të hequr dorë nga kërkimi i të drejtës. Është meritë e familjes që vendosën që të refuzojnë këto oferta. Trupi gjykues ka konstatuar se Thaçi në atë kohë kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm të krimeve kundër kundërshtarëve. Me gjithë dijeninë që kishte, ai nuk mori asnjë hap për të parandaluar këto krime”, tha Smith ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese