Dita e verdiktit final/ Haga vendos sot për fatin e ish-krerëve të UÇK-së, Smith: Akuza për krime kundër njerëzimit rrëzohet
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
Mbyllet protesta e 108-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 15 Shtator, 22:27 Marshimi i protestuesve/...
"KFOR me rëndësi për stabilitetin në Ballkan"/ Daniel Lawton: Administrata e Trump po angazhohet në nivele të lart...
Sipas tyre, Selimi për shkak të përfshirjes së tij në sulmet e paraluftës, ishte plotësisht në dijeni se kjo ishte politika e UÇK-së si dhe emëroi persona besnikë në pozita kyçe.
HAGA- Trupi gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë konstatoi se Rexhep Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme. Sipas gjykatësit amerikan Charles Smith, Selimi mori pjesë edhe në arrestimin e 13 personave në Qirez.
Trupi gjykues argumentoi se Selimi kishte rol në shpërndarjen e komunikatave dhe luajti rol thelbësor në zonat operative, por ky rol nuk ishte kriminal. Sipas tyre, Selimi për shkak të përfshirjes së tij në sulmet e paraluftës, ishte plotësisht në dijeni se kjo ishte politika e UÇK-së si dhe emëroi persona besnikë në pozita kyçe. Gjyqatri theksoi se ai kishte dijeni për krimet ndaj kundërshtarëve, ndalimin e paligjshëm dhe keqtrajtimin e tyre.
“Rexhep Selimi ishte themelues i UÇK-së dhe anëtar i Shtabit. Ai kishte rol në shpërndarjen e komunikatave. Pozita e tij zyrtare si inspektor i përgjithshëm i dha më pak pushtet krahasuar me të tjerët. Selimi luajti rol thelbësor në zonat operative, por ky rol nuk ishte kriminal. Megjithatë, ai i inspektoi shpesh këto zona dhe mori raporte të shpeshta për persona të ndryshëm. Për shkak të përfshirjes së tij në sulmet e paraluftës, ai ishte plotësisht në dijeni se kjo ishte politika e UÇK-së. Ai emëroi persona besnikë në pozita kyçe. Shumë prej tyre kryenin krime ose ishin në dijeni të qëllimit të përbashkët. Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në krime, në mënyra të ndryshme që përshkruhen në aktgjykim. Ai mori pjesë në arrestimin e 13 parlamentarëve në Qirez dhe ishte i pranishëm në disa vende krimesh të paraqitura në aktakuzë.
Selimi inkurajoi kryerjen e krimeve përmes pjesëmarrjes në luftë, mosmarrjes së veprimeve për parandalimin ose ndëshkimin e krimeve kur merrte raporte, si dhe krijimit të precedentit se krimet ishin të pranueshme, përmes pjesëmarrjes personale në to. Ai kishte dijeni për krimet ndaj kundërshtarëve, ndalimin e paligjshëm dhe keqtrajtimin e tyre. Kur u bë ministër i Rendit, ai ndërhyri për të siguruar lirimin e katër anëtarëve të UÇK-së, të cilët ishin ndaluar për krijimin e një qendre të paligjshme ndalimi. Ai nuk siguroi që UÇK-ja të vepronte në përputhje me detyrimet e saj sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare. Përkundrazi, toleroi shkelje të rënda të kësaj të drejte”, tha gjyqtari./Dosja.al
Kadri Veseli HAGË- Trupi gjykues konstatoi se Kadri Veseli mori pjesë në kryerjen e krimeve dhe inkurajoi kryerjen e tyre. Sipas gjykatë...
Pamje nga seanca HAGA- Trupi gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë ka deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka...
Charles Smith HAGA- Trupi gjykues në Gjykjatën Speciale ne Hagë, po paraqet gjetjet e tij në lidhje me keqtrajtimin e serbëve...
Pergjimi dhe letra TIRANË- Shoqëria DEL-CNG SHPK ka reaguar pas publikimit të një audiomateriali të publikuar nga ish-zë...
Gjyqtari Charles Smith HAGA- Gjyqtari Charles Smith teksa po lexonte aktgjykimin renditi atë që sipas provave të shqyrtuara g...
Charles Smith HAGA- Trupa gjykuese në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillon seancën ndaj katër ish-krerëve të ...
Hage HAGË- Trupi gjykues në Hagë ka rrëzuar akuzën për krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të Ushtri...
Pamje KORÇA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Korçë i shoqëruar nga djali i tij Greg Rama. Në te...
Charles L. Smith III HAGË- Kryesuesi i Trupit Gjykues në Hagë, Charles L. Smith III ka kërkuar nga të pranishmit në sallë...
Charles Smith HAGA- Seanca ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ka nisur zyrtarish në Gjykatën e Specializuar në...