Trupi gjykues konstatoi se Rexhep Selimi dha kontribut në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal.
Sipas gjykatësit Charles Smith, Selimi, si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, luajti rol thelbësor në krijimin e zonave operative, të cilat i inspektonte rregullisht.
Ai gjithashtu merrte raporte të shpeshta për persona të dyshuar dhe të konsideruar kundërshtarë.
Trupi gjykues konstatoi se Selimi ishte në dijeni se njësi të UÇK-së po shënjestronin persona të caktuar.
Trupi gjykues konstatoi se Rexhep Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme.
Sipas gjykatësit Charles Smith, Selimi mori pjesë edhe në arrestimin e 13 personave në Qirez.
"Konkretisht Selimi mori pjesë në ndalimin dhe arrestimin e 13 parlamentarëve në Çerez dhe ishte i pranishëm në disa vende krimesh të paraqitura në akt akuzë. Trupi gjykues konstatoi se inkurajoi kryerjen e krimeve me anë të pjesëmarrjes në luftën speciale të shtabit të përgjithshëm, mos marrjes së veprimeve për parandalimin, ndalimin ose ndëshkimin e krimeve kur merrte raporte për kryerjen e krimeve. Dhe krijimit të precedentit se krimet ishin të pranueshme përmes pjesëmarrjes në ato krime. Selimi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh të kryera kundër kundërshtarëve, veçanërisht për arrestimin, ndalimin e paligjshëm dhe vrasjes së tyre. Ngriti në detyrë personat e përfshirë në krime kur u bë ministër i Rendit Publik në qeverinë e përkoshme të Kosovës. Në një rast ndërhyri për lirimin e 4 anëtarëve të UÇK-së që ishin ndaluar për krijimin e një qendre të paligjshme ndalimi" tha Smith.
© SYRI.net
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte
Gjykata Speciale: Katër të akuzuarit janë penalisht përgjegjës për krime lufte!
Trupi gjykues: Krasniqi kishte dijeni për krimet, por nuk ndërmori hapa