web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpallet vendimi në Hagë për Hashim Thaçin/ Ja me sa vite burg dënohet

16 Shtator 2026, 11:31, Kosova & Bota CNA

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi gjykues e shpalli atë penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Në emër të popullit të Kosovës dhe pasi janë shqyrtuar provat dhe argumentet e paraqitura, ju shpall fajtor për arrestim dhe ndalim të paligjshëm si krim lufte kundër 385 personave. Trajtim mizor si krim lufte kryer ndaj 49 personave, torturë si krim lufte kryer ndaj 303 personave, vrasje të paligjshme si krim lufte ndaj 96 personave. Trupi gjykues ju shpall të pafajshëm ndaj një numri incidentesh, të pafajshëm për krime kundër njerëzimit. Zoti Thaçi duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një krim, trupi gjykues ka vendosur dënimin e njësuar me 25 vite burgim, ku llogaritet koha e paraburgimit”, tha gjykatësi Smith. /CNA





Lajmet e fundit nga