Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Banorët e Maliqit kundërshtojnë propozimin e socialistëve, kërkesë Ramës: Mos na bashkoni me Korçën! (DETAJE nga takimi)

Shkruar nga Newsbomb
Banorët e Maliqit kundërshtojnë propozimin e socialistëve,
Edi Rama, pastrimi i perimetrit të sigurisë në Korçë

Detaje të reja janë zbuluar nga takimi i sotëm që kryeministri Edi Rama po zhvillon në juglindje me qytetarët e Korçës dhe Maliqit për propozimin e socialistëve për shkrirjen e dy bashkive në një të vetme. Burime për mediat bëjnë me dije se qytetarët e pranishëm kanë kundërshtuar shkrirjen e Maliqit me Korçën duke kërkuar që secila prej tyre të funksionojë si bashki më vete.

“Mos e shkrini”, “Ne jemi kundër”, “A do t’i shkelë të gjithë kryetari vendet dhe fshatrat?”, “Ndryshoni, vendimin mos e shkrini Maliqin”, mësohet të kenë qenë disa nga thirrjet e qytetarëve të pranishëm në takimin e sotëm që po zhvillohet prej gati më shumë se një orë e gjysmë me Ramën.

Ndërsa bëhet me dije se në mesin e qytetarëve, personat që kundërshtojnë propozimin e socialistëve për Reformën Territoriale janë dhe punonjës të administratës si dhe përfaqësues të sektorit të bujqësisë, të cilët kanë ngritur zërin për problematika të shumta të zonës së tyre.

Po ashtu raportohet se gjatë takimit Rama është shprehur se situata në Korçë dhe Maliq paraqitet komplet ndryshe, duke theksuar se korçarët nuk e kundërshtojnë propozimin e PS-së ndërsa banorët e Maliqit kanë dalë kundër shkrirjes së dy bashkive në një të vetme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese