
Kryeministri Edi Rama e konsideron të turpshëm vendimin e Dhomave të Specializuara të Hagës, të cilat sot kanë shqiptuar vendimet e dënimit me burg për ish-krerët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare që i solli lirinë Kosovës.
"MARRE" shkruan Edi Rama, ndërsa në fotografinë që ai ka publikuar, harta e Europës është e rrethuar me tela me gjemba dhe në qendër shënimi në zhargonin e shqipes së Kosovës.
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë shqiptuar dënimin me 25 vite burg për presidentin e Kosovës dhe një ndër drejtuesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare, gjithashtu me burg edhe për Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Gjyqtari Smith, përmendi shumë faktorë lehtësues për Hashim Thaçin, që nga ndërprerja e detyrës si President i Kosovës, dorëzimi vullnetar, bashkëpunimi me drejtësinë dhe rrëzimi i akuzave kryesore, por dënimi që shqiptoi nuk reflektonte asnjë prej tyre.
Po ashtu, pati faktorë lehtësues edhe për tre çlirimtarët e tjerë, por siç gjyqtari Smith tha, atyre u është dhënë peshë inferiore.
Vijon...

