BOTA /

Gjykata e Hagës shpall fajtor Hashim Thaçin, dënohet me 25 vite burg

Shkruar nga Versus

Gjykata e Hagës shpall fajtor Hashim Thaçin, dënohet me 25 vite

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u dënua në total me 25 vite burg në kuadër të aktgjykimit për të dhe liderët e tjerë të UÇK të akuzuar për krime lufte.

Për të u caktua dënim me 15 vite burg për arrestim të paligjshëm, 4 vite burg për trajtim mizor, 20 vite burg për torturë. Dënimi i njësuar është 25 vite burg.

“Trupi gjykues gjykoi se krimet e kryera ishin shumë të rënda. Ishin të përhapura kryesisht nga anëtarë të UÇK dhe dy rrethe të Shqipërisë veriore. 385 persona u arrestuan arbitrarisht u trajtuan në mënyrë çnjerëzore dhe në 96 raste u vranë nga anëtarë të UÇK. Të gjitha këto krime janë të rënda. Trupi gjykues mbajti parasysh se një numër i konsiderueshëm i viktimave ishin veçanërisht të cënueshme. Disa prej anëtarëve të tyre panë keqtrajtimin. Një fushnjë 12 muajshe u mbajt së bashku me nënën e tij për 10 ditë. Persona të tjerë ishin edhe më të cënueshëm për shkak të moshës së madhe, një burrë 70 vjeçar u rrah në mënyrë barbare dhe u gjakos.

Trupi gjykues i vlerësoi krimet si jashtëzakonisht të rënda. Nuk ka flamur aq të madh sa të mbulojë turpin e vrasjes së njerëzve të pafajshëm. Hashim Thaçi, në kuadër të rrethanave rënduese trupi gjykues i dha peshë keqpërdorimit të pushtetit të tij. Konstatohet se përdori pushtetin për zbatimin e aspekteve kriminale. Në kuadër të rrethanave lehtësuese u dha peshë e kufizuar rolit të tij në mbështetje të themelimit të dhomave të specializuara, dorëheqjen e tij si president, paraqitja e tij për intervista, fakti që luajti si rol konstruktiv për vendosjen e paqes”- tha gjyqtari mes të tjerash teksa lexoi përfundimet mbi aktgjykimin e Thaçit. Versus.al

Poll