Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.
Veseli është shpallur fajtor për pikën 3 të aktakuzës, për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, si krim lufte, të kryer kundër së paku 385 personave.
Ai është shpallur gjithashtu fajtor për trajtim mizor ndaj së paku 49 personave, torturë ndaj së paku 303 personave dhe vrasje të paligjshme të së paku 96 personave.
Për këto vepra penale, trupi gjykues ka caktuar dënime të veçanta. Për arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar është caktuar dënim prej 10 vjetësh burgim, për trajtimin mizor tre vjet, për torturën 13 vjet dhe për vrasjen e paligjshme 16 vjet burgim.
Pas përcaktimit të dënimeve individuale, trupi gjykues ka shqiptuar dënimin e njësuar prej 18 vjetësh burgim për sjelljen kriminale në tërësi. Në këtë dënim do të llogaritet edhe koha që Veseli ka kaluar në paraburgim.
Trupi gjykues e ka shpallur Veselin të pafajshëm për një numër incidentesh të krimeve të luftës, me arsyetimin se ato nuk u vërtetuan përtej dyshimit të arsyeshëm, se disa akuza ishin përfshirë në një akuzë më konkrete ose se incidentet nuk përfshiheshin në juridiksionin e gjykatës.
Veseli është shpallur gjithashtu i pafajshëm për krimet kundër njerëzimit të përndjekjes, burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme dhe zhdukjes me forcë, sipas pikave 1, 2, 4, 6, 8 dhe 10 të aktakuzës.
© SYRI.net
Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim
Edhe Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burgim
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burgim për krime lufte