Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Jakup Krasniqi shpallet FAJTOR për disa vepra penale, gjyqtarët Hagës caktojnë 25 vite burgim të njësuar

Shkruar nga Newsbomb
Jakup Krasniqi shpallet FAJTOR për disa vepra penale, gjyqtarët
Jakup Krasniqi

Trupi gjykues i Hagës ka caktuar në total 25 vite burgim për një ndër ish-kreut e UÇK-së Jakup Krasniqin, ndaj të cilit caktoi në dënim të njësuar, brenda të cilit bëri me dije se do të llogariten dhe vitet e paraburgimit, gjashtëvjeçari i kaluar në qeli nga 2020 deri në 2026. 

Pasi e ballafaquan me disa nga veprat penale për të cilën Krasniqi akuzohet, trupi gjykues bëri me dije se ish-kreu i UÇK-së shpallet fajtor për arrestimin e e paligjshëm dhe krimet e luftës kundër së paku 358 personave. Fajtor si kreu i luftës kryer së paku ndaj 308 personave. Nga ana  tjetër, Krasniqi  u shpall i pafajshëm për krimet kundër njerëzimit të përndjekje, burgosje, akteve çnjerëzore.

"Pas shqyrtimit të të gjitha provave, trupi gjykues e shpall fajtor për arrestimin e paligjshëm dhe krimet e luftës kundër së paku 358 personave. Fajtor si kreu i luftës kryer së paku ndaj 308 personava. Trupi gjykues i shpall të pafajshëm për krimet kudnër njerëzimit të përndjekje., burgsosje, akteve çnjerëzore.

Duke qenë se është shpallur fajtor për më shumë se një vepër penale, trupi gjykues dënon më vete, pastaj do të shqyrtohet për vepra të tjera penale. Dënim të njësuar me 25 vite burgim, e të cilën do të llogaritet dhe koha e paraburgimit" tha trupi gjykues për ish-kreun e UÇK-së. 

Kujtojmë se Prokuroria e Hagës ka kërkuar në total nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, në mesin e të cilëve sot u vulos nga 25 vite burg për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese