Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Specialja e pamëshirshme edhe me Kadri Veselin, ish-kreu i UÇK-së dënohet me 18 vite burg

Shkruar nga Newsbomb
Specialja e pamëshirshme edhe me Kadri Veselin, ish-kreu i
Ish-kreu i UÇK-së, Kadri Veseli

Ish-kreu i UÇK-së, Kadri Veseli, është dënuar me 18 vite burg nga Dhoma Speciale e Hagës këtë të mërkurë.

Veseli u shpall fajtor dhe u dënua me 18 vite burgim për disa akuza penale në lidhje me krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe pas saj. Ai mori fajësinë për: krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Sipas Speciales, ish-kreu i UÇK-së është dënuar për rolin e tij për identifikimin, arrestimin dhe vrasjen e kundërshtarëve politikë.

Gjykatësi Smith: Zoti Kadri Veseli ju dënoj ju për pikën tre arrestim të paligjshëm dhe arbitrar, kryer së paku ndaj 385 personave. Krime lufte. Pikën 7 torturë lufte.

Trupi gjykues ju shpall të pafajshëm për një sërë incidentesh apo krimesh, që nuk janë provuar. Trupi gjykues ju shpall të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, torturës, sipas pikave të aktgjykimit.

Trupi gjykues ka vendosur: Dënim me 10 vite burg për arrestim të paligjshëm dhe arbitrar. Dënim, me tre vite burg pr krime luftë. Dënime me 13 vite burg për torturë Lufte.

Trupi gjykues iu jep dënimin e njësuar 18 vite burg, në të cilën llogaritet edhe periudha e paraburgimit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese