web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqi i Hagës/ Jepet dënimi për Jakup Krasniqin

16 Shtator 2026, 11:40, Kosova & Bota CNA

Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi është dënuar me 25 vite burg nga gjyqi i Hagës. 

Sipas gjyqtarit kryesues, Charles Smith, Krasniqi u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

“Pasi çështja është shqyrtuar me të gjitha provat dhe argumentet e palëve dhe mbrojtjes së viktimave, ju shpall ju, Jakup Krasniqi, fajtor për arrestim, ndalim të paligjshëm ose arbitrazh për krime lufte, kryer kundër së paku 385 perosnave. Trajtim mizor për krim lufte sipas neneve ligjore, kryer së paku kundër 49 persona. Tortura lufte kundr së paku 303 perosnave. Vrasje e paligjshme kryer së paku 96 personave. Trupi gjykues ka përcaktuar një dënim më vete për secilën vepër penale. Në total, 25 vite burgim”, theksoi gjyqtari kryesues./CNA





Lajmet e fundit nga