Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kadri Veseli shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 18 vite burg

    Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg

    Gjykata Speciale dënon me 25 vite burg Hashim Thaçin, fajtor për krime lufte

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg
    Kosovë

    Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg

    September 16, 2026
    Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg

    Pas më shumë se pesë vitesh nga arrestimi i tyre, Rexhep Selimi është shpallur fajtor nga trupi gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ndonëse gjatë gjithë procesit të stërzgjatur gjyqësor, Selimi kishte thënë se ka luftuar që Kosova të jetë e lirë dhe nuk është penduar për asnjë ditë që e kishte kaluar në fronte të luftës, madje edhe po të ishte vendi sot në luftë, do të ishte duke luftuar, trupi gjykues në krye me Charles Smith III, e shpallën fajtor me 13 vjet burgim.

    Arrestimi i Selimit kishte ndodhur në nëntor 2020, ndërsa gjykimi filloi në prill 2023. Rexhep Selimi u transferua në paraburgim në Hagë në nëntor 2020. Gjatë gjithë procesit, ai u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave.

    Aktakuza përfshin krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria në këtë proces tha se gjatë periudhës së luftës 1998–1999 janë kryer vrasje, përndjekje, burgosje/ndalim, torturë dhe vepra të tjera ndaj personave të ndryshëm.

    Pra, nga fillimi i gjykimit deri te mbyllja e procedurës së provave kanë kaluar më shumë se dy vjet e gjysmë. Prokuroria e mbylli paraqitjen e saj më 15 prill 2025. Gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit – Përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme, zhdukje me forcë e personave, përcjell Telegrafi.

    Katër akuza për krime lufte – arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme. Gjykata Speciale ka konstatuar sot, më 16 shtator 2026 se nuk ka pasur krime lufte pas 20 qershorit 1999. Kësisoj akuza për krime kundër njerëzimit ka rënë për secilin prej katërshes së UÇK-së.

    Deklaratat përmbyllëse u mbajtën në shkurt 2026. Pas përfundimit të provave më 18 dhjetor 2025, palët dorëzuan parashtresat përfundimtare dhe deklaratat përmbyllëse u zhvilluan 9–18 shkurt 2026.

    dënohet me 13 vite burg Hagë Rexhep Selimi shpallet fajtor trupi gjykues
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kadri Veseli shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 18 vite burg

    September 16, 2026

    Rexhep Selimi shpallet fajtor nga trupi gjykues në Hagë, dënohet me 13 vite burg

    September 16, 2026

    Gjykata Speciale dënon me 25 vite burg Hashim Thaçin, fajtor për krime lufte

    September 16, 2026

    “Thaçi mori pjesë personalisht në krime”, Gjykata Speciale: Dha kontribut në qëllimin kriminal të UÇK!

    September 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.