Me thirrjet 'UÇK! UÇK!', qytetarët po marshojnë nëpër sheshet e Kosovës. Nga sheshi 'Skënderbej' ata marshuan drejt sheshit “Nënë Tereza’
Askush nuk e priste dënimin e ish krerëve të UÇK-së duke deklaruar se vendimi nuk është marrë në emrin e popullit të Kosovës.
“Jo në emër të popullit. Këta nuk janë shpallur fatjor në emër të popullit” thërrasin qytetarët.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Jakup Krasniqi është dënuar po ashtu me 25 vjet, për disa vepra të krimeve të luftës; Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet heqje lirie.
Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.
© SYRI.net