Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Haradinaj: Vendim i padrejtë, kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar këtë të mërkurë përmes një video në rrjetet sociale lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Haradinaj në video shprehet se ky është një vendim i padrejtë dhe se kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë.
“Vendimi i sot me dënim për udhëheqësit e UÇK në emër të popullit të Kosovës është i papranueshëm dhe i padrejtë. Beteja për drejtësi duhet te vazhdojë kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës. Vendim dënues për UÇK-në”, tha ai.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.
Dënimi me 25 vjet burgim për Hashim Thaçin, vëllai i ish-presidentit: Jemi të bindur në pafajësi, presim Apelin
25 vite burg për Jakup Krasniqin, reagon vajza e tij: Ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli
Rexhep Selimi dënohet nga Haga me 13 vite burgim
- 12:06 Dënimi me 25 vjet burgim për Hashim Thaçin, vëllai i ish-presidentit: Jemi të bindur në pafajësi, presim Apelin
- 12:01 25 vite burg për Jakup Krasniqin, reagon vajza e tij: Ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli
- 11:45 Rexhep Selimi dënohet nga Haga me 13 vite burgim
- 11:44 Dënimi i 4 ish-krerëve të UÇK, Rama: MARRE
- 11:42 Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
- 11:39 Haga jep dënimin për Jakup Krasniqin, dënohet me 25 vite burgim