Live Updates /

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për Thaçin e Krasniqin. Vuçiç: Nuk u dënuan për krime kundër njerëzimit. S'kemi arsye të gëzohemi!

*Gjykata Speciale në Hagë dënoi me 81 vite burg në total 4 liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi. Pavarësisht rrëzimit të akuzës për krime lufte kundër njerëzimit, gjykata pretendoi se ishin vërtetuar akuzat e tjera të prokurorisë për ndalimin e paligjshëm dhe dhunën ndaj qindra personave si dhe vdekjen e mbi 90 personave. *Sipas gjykatës, të dënuarit bashkëpunuan me njëri tjetrin dhe nuk ndërmorën veprime për të ndalur dhunën apo krimet e tjera ndaj personave që kishin ndaluar në 14 komuna të Kosovës dhe 2 rretheve në veri në Shqipërisë. *Dënimet më të rënda ishin për Thaçin e Krasniqin me nga 25 vite burg, ndërsa Veseli u dënua me 18 vite burg dhe Selimi me 13 vite burg. Atyre do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. *Në Kosovë e Shqipëri dënimi shkaktoi tronditje të thellë, ndërsa ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bëri thirrje për qetësi pas frikërave për trazira pas këtij vendimi. *Në fjalën e mbajtur para popullit serb, presidenti në ikje Aleksandër Vuçiç nuk shprehu entuziazëm nga vendimi i Hagës pasi sipas tij, krimet kundër popullatës serbe u rrëzuan dhe besueshmëria e UÇK nuk u cenua

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Gjykata Speciale në Hagë dënoi me 81 vite burg në total 4 liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi. Pavarësisht rrëzimit të akuzës për krime lufte kundër njerëzimit, gjykata pretendoi se ishin vërtetuar akuzat e tjera të prokurorisë për ndalimin e paligjshëm dhe dhunën ndaj qindra personave si dhe vdekjen e mbi 90 personave. *Sipas gjykatës, të dënuarit bashkëpunuan me njëri tjetrin dhe nuk ndërmorën veprime për të ndalur dhunën apo krimet e tjera ndaj personave që kishin ndaluar në 14 komuna të Kosovës dhe 2 rretheve në veri në Shqipërisë. *Dënimet më të rënda ishin për Thaçin e Krasniqin me nga 25 vite burg, ndërsa Veseli u dënua me 18 vite burg dhe Selimi me 13 vite burg. Atyre do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. *Në Kosovë e Shqipëri dënimi shkaktoi tronditje të thellë, ndërsa ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj bëri thirrje për qetësi pas frikërave për trazira pas këtij vendimi. *Në fjalën e mbajtur para popullit serb, presidenti në ikje Aleksandër Vuçiç nuk shprehu entuziazëm nga vendimi i Hagës pasi sipas tij, krimet kundër popullatës serbe u rrëzuan dhe besueshmëria e UÇK nuk u cenua

24 Postime
33 MINUTA ME PARE

Apelimi i vendimit të Hagës ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, avokatët mbrojtës: Procesi mund të marrë vite kohë

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojnë aktgjykimin dënues të shqiptuar nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim për katër pika të aktakuzës për krime lufte, Jakup Krasniqi po ashtu u dënua me 25 vjet burgim, ndërkaq Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Të katër ish-eprorët e UÇK-së u shpallën penalisht përgjegjës për krime lufte që përfshijnë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme. Gjatë aktgjykimit të shqiptuar në Hagë, trupi gjykues hodhi poshtë akuzat e ZPS-së për krime kundër njerëzimit.

Katërshja e UÇK-së gjendet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Vendimi i trupit gjykues mund të apelohet nga palët e përfshira, nga mbrojtja e cila mund të kërkojë rrëzimin e aktgjykimit në tërësi apo të synojnë uljen e dënimit për pika të caktuara të akuzës, por edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që mund të kërkojë ashpërsim të dënimit.

ZPS-ja mirëpriti vendimin dënues dhe shtoi se do të shqyrtojë të gjithë aktgjykimin, përfshirë edhe rrëzimin e pikave të akuzës që kishin të bënin me krime kundër njerëzimit.

Por, cilat janë procedurat që palët ndjekin për apelim?

Sipas Rregullores së Procedurës dhe Provave, palët që apelojnë vendimin e gjykatës ose dënimit, ose të dyja së bashku, duhet të dorëzojnë atë që quhet njoftimin për apel, ku parashtrohen arsyet e apelimit, 30 ditë nga shpallja e aktgjykimit.

Më pas, kryegjykatësi i panelit të Gjykatës së Apelit - gjykatë që përbëhet nga tre anëtarë - mund të caktojë një prej gjykatësve si gjykatës raportues për procedurën paraapeluese. Gjykatësi raportues ka për detyrë të marrë masat e nevojshme për aspektet procedurale, sikurse janë lëshimi i vendimeve, urdhrave dhe udhëzimeve me qëllim që të përgatitet çështja për shqyrtim. Ai duhet që rregullisht ta informojë panelin e Gjykatës së Apelit, veçmas nëse ka kontestime lidhur me çështjet procedurale.

Më pas, brenda 21 ditësh nga njoftimi për apel, kryegjykatësi apo gjykatësi raportues e thërret një konferencë ku ngrihen çështje rreth apelit.

Palët që parashtrojnë apel duhet të dorëzojnë dosjen e apelit e cila përmban të gjitha argumentet dhe burime të tjera ligjore ku mbështeten arsyet e apelimit. Kjo duhet të dorëzohet brenda 60 ditësh apo brenda 30 ditësh nga njoftimi për apel, nëse çështja ka të bëjë vetëm me dënimin e shqiptuar.

Më pas palët dorëzojnë të ashtuquajturën dosje të përgjigjes, ku paraqesin argumentet ligjore të tyre. Afatet se kur dorëzohet kjo dallojnë: 30 ditë për argumentet dhe burimet ligjore dhe 15 ditë vetëm për dënimin nga paraqitja e dosjes. Kjo pasohet me dosjen e kundërpërgjigjes për të cilën afatet janë më të shkurtra, 15 dhe 10 nëse ka të bëjë vetëm me dënimin.

Pas gjithë këtyre afateve, Gjykata e Apelit e cakton datën e një seance “nëse është e nevojshme”, thuhet në rregullore.

Rregullorja parasheh që palët mund të dorëzojnë prova shtesë gjatë procedurës së apelimit dhe nëse ato pranohen, pala tjetër mund të paraqesë kundërprova.

Gjatë vendimit, Paneli i Apelit shqyrton çdo provë shtesë të pranuar, por edhe provat që veçse janë pjesë e dokumentacionit.

Sapo të përfundojnë parashtrimet nga palët, paneli i Apelit mblidhet dhe shqyrton çështjen dhe nxjerr aktgjykim për dokumentacionin e apelit dhe për çdo provë shtesë të pranuar.

Pra, Gjykata e Apelit mund të lërë në fuqi, të zhbëjë ose të ndryshojë aktgjykimin e trupit gjykues apo të mbahet rigjykim.

Megjithatë, nëse kërkesa për apel bëhet vetëm nga personat e shpallur fajtorë, Gjykata e Apelit nuk mund të shqiptojë vendim më të rëndë se shkalla e parë.

Vendimi i apelit shqiptohet brenda 60 ditësh nga parashtrimi i fundit i palëve. Megjithatë, edhe për këtë mund të kërkohet kohë shtesë, por jo më shumë se një muaji dhe zgjatja e afatit duhet të arsyetohet.

Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë tri arsye për të cilat mund të dorëzohen apele për vendime të shkallës së parë: ndonjë gabim rreth ndonjë çështje juridike që e shfuqizon aktgjykimin, ndonjë gabimi faktik i cili ka shkaktuar dështimin e drejtësisë ose ndonjë gabimi për sa i përket dhënies së dënimit.

Nëse palët nuk janë të kënaqura me vendimin e Apelit, çështja mund të dërgohet në Gjykatën Supreme dhe më pas në atë Kushtetuese të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Mbrojtësit e ish-presidentit, Hashim Thaçi, thanë se procesi i apelimit mund të marrë vite kohë./Versus.al

 

1 ORE ME PARE

"Krimet kundër njerëzimit u rrëzuan", Vuçiç reagon pas vendimit të Hagës për liderët e UÇK: Nuk kemi arsye të gëzohemi ose të trishtohemi!

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një fjalim drejtuar qytetarëve serbë, Vuçiç tha se vendimi i shkallës së parë duhet parë përmes fakteve të përcaktuara nga trupi gjykues, ndërsa theksoi se për Serbinë prioritet mbeten paqja dhe stabiliteti.

“Për Serbinë, ruajtja e paqes dhe stabilitetit është me rëndësi thelbësore. Për vendin tonë nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq”, deklaroi Vuçiç.

Duke folur për aktgjykimin, presidenti serb tha se trupi gjykues nuk kishte konstatuar përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e sulmeve të përhapura ose sistematike ndaj popullatës civile.

Sipas Vuçiçit, kjo është një pikë e rëndësishme e vendimit, pasi, sipas interpretimit të tij, gjykata nuk e ka vënë në pikëpyetje në tërësi figurën dhe rolin e UÇK-së.

Vuçiç tha gjithashtu se disa akuza nuk janë përfshirë në aktgjykim, duke përmendur në mënyrë të veçantë akuzat për krime kundër njerëzimit, si dhe krimet e pretenduara ndaj serbëve pas 20 qershorit 1999.

Ai përmendi edhe çështjen e njohur si “Shtëpia e Verdhë”, duke deklaruar se për këtë nuk është vendosur përgjegjësi në kuadër të aktgjykimit të shpallur.

"Sot, para gjykatës së të ashtuquajturës Kosovë, 4 persona u dënuan me 25, 18 dhe 13 vjet në procedurat e shkallës së parë, për një total prej 81 vjetësh. Çfarë është ajo, dhe gjërat siç i shohim ne, dhe çfarë është ajo që ne e konsiderojmë të rëndësishme, pavarësisht nëse na pëlqen diçka apo jo. Ajo që është e rëndësishme është që unë të theksoj faktet e mëposhtme: para së gjithash, trupi gjykues nuk krijoi dyshime të paarsyeshme në lidhje me ekzistencën e sulmeve të përhapura, ose sistematike, ndaj popullatës civile. Pse është e rëndësishme kjo? Kjo është e rëndësishme sepse ata nuk donin, si gjykatë e të ashtuquajturës Kosovë, të rrëzonin besueshmërinë e UÇK-së, ose të të ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare të Kosovës.

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Çfarë nuk përfshihet në vendim - krime kundër njerëzimit. Të 6 akuzat u rrëzuan. Të gjitha krimet e kryera kundër serbëve pas 20 qershorit 1999 nuk u përfshinë, sepse u konsiderua se kishte mbërritur KFOR-i dhe se nuk kishte konflikte të armatosura. Nuk ka përgjegjësi për Shtëpinë e Verdhë", tha Vuçiç.

"Nuk kemi arsye të gëzohemi ose të trishtohemi. Po e përziejmë këtë me Tribunalin e Hagës. Këtu ka një instancë tjetër. Edhe nëse vendimi konfirmohet, gjë që e kam të vështirë ta besoj, ekziston edhe një instancë e tretë - Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila mund të kthehet në procedurat e shkallës së parë. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të presim me eufori këtë vendim dhe të jemi të duruar".
"Nuk prita deri në orën 6:30 të mbrëmjes për të folur pa asnjë arsye. Prita që të gjithë të lajmëroheshin."

Fjala e plotë

"Do ta filloj këtë fjalim ashtu siç do ta përfundoj: për Serbinë, ruajtja e paqes dhe stabilitetit është me rëndësi thelbësore, për vendin tonë nuk ka asgjë më të rëndësishme se kaq, dhe besoj se fakti që emocionet janë kaq të larta, edhe pas 27, dhe pas 30, dhe 35 vjetësh që nga konflikti në territorin e ish-Jugosllavisë, flet për faktin se u bë shumë padrejtësi, por edhe se nuk ishim mjaftueshëm të gatshëm të përballeshim me gabimet tona dhe krimet që u kryen në emrin tonë, por se besoj se sigurisht në të ardhmen zgjidhja qëndron në bisedë, mirëkuptim dhe dialog më të madh me të gjithë."
Sigurisht, vendimi i shkallës së parë i dhënë sot para Gjykatës së Kosovës, sepse kjo është e ashtuquajtura gjykatë e Kosovës, ata krijuan atë mekanizëm të posaçëm 11 vjet më parë nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare për të shmangur krijimin e një gjykate ad hoc, të llojit që u formua gjoja për zonën e ish-Jugosllavisë, por në fakt u formua kundër serbëve dhe popullit serb.

Sot, para gjykatës së të ashtuquajturës Kosovë, 4 persona u dënuan me 25, 18 dhe 13 vjet në procedurat e shkallës së parë, për një total prej 81 vjetësh. Çfarë është ajo, dhe gjërat siç i shohim ne, dhe çfarë është ajo që ne e konsiderojmë të rëndësishme, pavarësisht nëse na pëlqen diçka apo jo. Ajo që është e rëndësishme është që unë të theksoj faktet e mëposhtme: para së gjithash, trupi gjykues nuk krijoi dyshime të paarsyeshme në lidhje me ekzistencën e sulmeve të përhapura, ose sistematike, ndaj popullatës civile. Pse është e rëndësishme kjo? Kjo është e rëndësishme sepse ata nuk donin, si gjykatë e të ashtuquajturës Kosovë, të rrëzonin besueshmërinë e UÇK-së, ose të të ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare të Kosovës."
Dhe sigurisht, ata nuk hynë në thelbin e çështjes që kishte të bënte me formimin e forcave për shkëputjen e Kosovës nga Republika e Serbisë dhe Republika Federale e Jugosllavisë në atë kohë. Lidhur me vendimin e sotëm të shkallës së parë, aktakuza kishte 10 akuza, dhe krimet kundër njerëzimit janë 6 akuza: 1, 2, 4, 6, 8 dhe 10. Për të gjitha 6 akuzat, përkatësisht: persekutim, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje, zhdukje me forcë e personave. Pra, sipas pikës 1, sipas pikës 4, sipas pikës 8 dhe sipas pikës 10. Dua vetëm që njerëzit ta dinë se, sa i përket krimeve të luftës, 4 pika: privim i paligjshëm i lirisë ose ndalim arbitrar. Pika 5: trajtim mizor, 7: torturë. Pika 9: vrasje."
Ai është fajtor për heqje të paligjshme të lirisë për të paktën 385 persona, për trajtim mizor të të paktën 49 personave, për torturën e të paktën 303 personave dhe për vrasjen e të paktën 96 personave. Për këtë, për këtë, u përcaktua përgjegjësia penale individuale e katër të pandehurve të lartpërmendur, ekskluzivisht për krimet e luftës të lartpërmendura. Çfarë nuk mbulohet nga vendimi? Krimet kundër njerëzimit nuk mbulohen nga vendimi, siç thashë; të 6 akuzat u hodhën poshtë plotësisht, sepse gjykata, sepse gjykata vërtetoi se sulmet kishin për qëllim individët, jo popullatën e gjerë. Të gjitha krimet e kryera kundër serbëve pas 20 qershorit 1999, nuk u përfshinë, dhe mos harroni se disa prej tyre ishin më të rëndat, sepse që atëherë nuk kishte konflikte të armatosura në territorin e Kosovës dhe Metohisë.

Prandaj, nuk ka përgjegjësi për krimet më të rënda të kryera kundër serbëve në atë periudhë, Shtëpia e Verdhë, nuk është pjesë e aktakuzës për t'u marrë prova, përsëri për shkak të pamundësisë së ekspertizës së organeve të transplantuara. UÇK-ja nuk u shpall gjykatë për një organizatë kriminale në vetvete, por për..." individëve."
Çfarë nuk përfshihet në vendim - krime kundër njerëzimit. Të 6 akuzat u rrëzuan. Të gjitha krimet e kryera kundër serbëve pas 20 qershorit 1999 nuk u përfshinë, sepse u konsiderua se kishte mbërritur KFOR-i dhe se nuk kishte konflikte të armatosura. Nuk ka përgjegjësi për Shtëpinë e Verdhë".

"Mbi familjen Shutakoviq me pesë anëtarë. Zhdukja dhe rrëmbimi i familjes Kostiq nga Priluzhi në vitin '98. Rrëmbimi dhe vrasja në afërsi të Pejës, zhdukja e civilëve serbë nga Suhareka gjatë bombardimeve në vitin '99. Zhdukja e civilëve serbë nga fshati Zhaç pranë Istogut. Rrëmbimi dhe zhdukjet në Klinë, Gjakovë, Vuçitërn, vrasja e babait të Haritonit më 15 qershor '99. Vrasja mizore e Marica Miriqit para nënës së saj. Për krimin në Dojnicë, në Prizeren në vitin 1999. Vrasja e fëmijëve serbë në Gorazhdevc, si dhe masakra në mars të vitit 2004, nuk u morën parasysh, dhe siç thashë, këto 6 akuza për krimet më të rënda, krime kundër njerëzimit, nuk u shpallën fajtorë. Çfarë po e përziejmë këtë me Tribunalin e Hagës. Mendojmë se këtu ka një Këshill Apeli që do të marrë vendimin përfundimtar. Jo. Këtu ka një rast tjetër mbi Apelin..." Dhoma, kjo e ashtuquajtur Gjykatë e Kosovës ose Gjykata e Kosovës në Hagë."

"Nuk do ta besoni, është Gjykata Kushtetuese e Kosovës, do t'ju jap një shembull. Ne jemi, sigurisht, në vetë Tribunalin e Hagës, nuk do të doja të bëja një krahasim me këtë, kemi pasur tashmë vendime ku Gotovina merr 24 vjet, nëse nuk gabohem, dhe pastaj ka një rishikim të atij vendimi, një rishikim të atij vendimi, dhe jo vetëm që do të reduktohet nga koha e kaluar në paraburgim, nga koha e kaluar në paraburgim, por do të jetë një lirim, kështu që nuk ka as gjurmë të faktit se ata janë kroatë që kanë kryer krime, dihet tashmë se vetëm serbët duhet të jenë përgjegjës. Kishit të njëjtin rast me zyrtarë të shumtë shqiptarë nga Kosova dhe Metohija, të njëjtin rast me Naser Orić, e kështu me radhë. Megjithatë, ka një detaj tjetër këtu që shoh që askush në publikun tonë nuk e njeh: edhe nëse vendimi konfirmohet, gjë që e gjej të vështirë, edhe nëse vendimi konfirmohet, keni një shkallë të tretë, të ashtuquajturën Gjykatë të Kosovës, e cila mund të kthehet në vendimin e shkallës së parë nëse është e përshtatshme dikush tamam." ndaj Hashim Thaçit ose ndonjërit prej atyre që janë dënuar në procedurat e shkallës së parë ose të dytë u lënduan. E drejta e tij u shkel.”
"Lidhur me përdorimin e letrës së tij, kthehuni te procedurat e shkallës së parë. Dhe tani ata kanë krijuar të gjithë vertikalen, nga gjykimi deri te dhomat e apelit brenda Gjykatës Kushtetuese, pasi është, siç thashë, gjykata e të ashtuquajturës Kosovë, dhe ata do t'i marrin vetë ato vendime. Kjo është arsyeja pse nuk duhet ta pranojmë gjithçka që ndodhi sot me ndonjë eufori ose në asnjë mënyrë, por të presim me durim dhe të kuptojmë mesazhet që mbërritën sot. Nuk e caktova rastësisht këtë fjalim për në orën 18:30; prita. Dua të shoh deklaratat e të gjithëve dhe të shoh se me çfarë problemesh po përballet Serbia sot dhe me sa hipokrizi po përballemi ne sot. Do t'ju lexoj, qytetarë të dashur të Serbisë, sepse vështirë se mund ta kuptoni gjithçka dhe çfarë po thonë njerëzit sot. Dhe pastaj ta krahasoni me diçka që ndodhi këtu 2-3 javë më parë, nuk e di kur saktësisht, me reagimet e tyre, në mënyrë që të arrini në përfundimin se sa e vështirë është pozicioni i Republikës dhe sa të mëdha janë presionet mbi vendin tonë. Presidenti shqiptar Begaj."

"Ju patë sulmet e shqiptarëve të zemëruar ndaj EULEX-it në Prishtinë, ndaj autoriteteve holandeze në Hagë dhe nuk pati asnjë reagim të ashpër".
"Ne gjithmonë e kemi respektuar kulturën e kujtesës, por gjithashtu kemi respektuar sakrificat e të tjerëve. Ky është një mësim i madh për ne. Dhe një mësim se çfarë hipokrizie mbretëron në botë. Serbët do të jenë gjithmonë kriminelë dhe të tjerët do të jenë heronj. Serbët nuk duhet të shkruajnë, sepse sapo të ngrenë kokën, ajo kokë, metaforikisht, duhet të pritet".
"Serbët gjithmonë do t'u shtrijnë dorën të gjithëve. Nuk ka arsye për gëzim apo trishtim. Dhe sot na treguan se çfarë mendojnë ata për ne dhe viktimat tona në zonën përreth".
"Ende nuk kam marrë një përgjigje për pyetjen se pse e formuat aleancën Zagreb-Prishtinë-Tiranë. E di pse dhe për këtë arsye shqetësohem për Serbinë."
"Mesazhi ynë është paqe, qetësi, stabilitet".
"Është e qartë se në Mal të Zi po zhvillohet një fushatë mediatike kundër Serbisë dhe të gjithë aktorëve politikë u lejohet të flasin kundër Serbisë, madje është e dëshirueshme. Më vjen keq sepse e konsiderojmë Malin e Zi një shtet vëllazëror"./Versus.al

 

 

 

1 ORE ME PARE

Pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nis mbledhja e firmave nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Vetëm pak orë pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë nisur lëvizjet në Kuvendin e Kosovës për zhbërjen e kësaj gjykate.

Sipas burimeve të Indeksonline, deputetë të partive opozitare kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme parlamentare, me një pikë të vetme në rendin e ditës: zhbërjen e Dhomave të Specializuara.

Burimet bëjnë të ditur se deputetët kanë ndërmarrë hapat e parë për sigurimin e nënshkrimeve, ndërsa kërkesa synohet të procedohet në një afat të përshpejtuar.

Kjo nismë vjen pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për zhbërjen e Gjykatës Speciale është shprehur edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Duhet vepruar shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar Grenell.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse nisma e deputetëve do të sigurojë mbështetjen e nevojshme parlamentare dhe cilat do të jenë hapat e mëtejshëm institucionalë lidhur me këtë çështje.

2 ORE ME PARE

Specialja tha se "të ndaluarit s’kishin WC të përshtatshme”, reagon vajza e dëshmorit të UÇK-së: Në ‘98 unë s’kisha bukë me hangër në mal!

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Vajza e dëshmorit të UÇK-së, Vesel Demaku, Dafina, e cila është edhe gazetare, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale, që dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vjet burg në total.

Në arsyetimin e trupit gjykues, u përmenden akuzat që kjo gjykatë tha se i konstatoi pas pretendimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ndër të tjera, gjykata konstatoi se në disa qendra ndalimi, sipas tyre, të ndaluarve nuk iu ofrua kujdes shëndetësor. Bile e përmendin se gjoja "të ndaluarve nuk u lejohej të laheshin; shumica e tyre nuk kishin WC të përshtatshme."

Dafina ka ironizuar me pjesën se “s’kishin WC të përshtatshme”, duke paralelizuar situatën e familjes së saj, në atë kohë lufte.

Në postimin e saj, ajo ka shkruar se në vitin ’98 nuk kanë pasur bukë për të ngrënë e lëre më shumë.

“S’kishin WC te pershtatshme? Po a?

Une ne shtator 1998, s’kam pase buke me hanger ne mal, derisa ma ka sjell ni cope buke kusherini tashme i ndjere, Hamdi Demaku. Qat copen e fundit qe e ka pase per femijet e vet, pak ma ka sjell mu si femije 8 vjeç.” 

3 ORE ME PARE

"Aktgjykimi konfirmoi pretendimet tona për UÇK-në", ministri i partisë së Sllobodan Millosheviç reagon pas vendimit të Hagës

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Daçiç e ka cilësuar vendimin si konfirmim të pretendimeve të Serbisë për UÇK-në, duke pretenduar se aktgjykimi dëshmon se kjo organizatë ishte “organizatë kriminale dhe terroriste”.

Sipas tij, udhëheqësit e lartë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së kanë qenë përgjegjës për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Megjithatë, Dhomat e Specializuara i kanë gjykuar katër ish-krerët mbi bazën e përgjegjësisë së tyre penale individuale. Ata u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.


Daçiç ka kritikuar pikërisht rrëzimin e akuzave për krime kundër njerëzimit, duke e cilësuar atë si “manovër politike”. Ai ka pretenduar se ky vendim minimizon vuajtjet e viktimave serbe.

Sipas tij, as dënimet e shqiptuara nuk janë të mjaftueshme për familjet e viktimave.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

3 ORE ME PARE

Në 2012 Kroacia shpëtoi nga dënimi i Hagës 2 gjeneralët e saj. A do të mobilizohen Shqipëria dhe Kosova?

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Më 16 nëntor 2012, Gjykata e Apelit e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë mori një nga vendimet më të rëndësishme të procesit ndaj ish-gjeneralit kroat Ante Gotovina. Pas një dënimi prej 24 vitesh burgim në shkallën e parë, Gotovina u shpall i pafajshëm dhe gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm.

Rasti kishte nisur pas akuzave për krime të kryera gjatë dhe pas operacionit ushtarak “Stuhia” në Kroaci, në vitin 1995. Më 15 prill 2011, Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli Gotovinën fajtor për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës. Për të njëjtat akuza, Mladen Markač u dënua me 18 vjet burgim, ndërsa Ivan Čermak u shpall i pafajshëm.

Shteti dhe qeveria e Kroacisë luajtën një rol kyç politik, financiar dhe juridik për të mbështetur mbrojtjen e tyre dhe për të kundërshtuar dënimin e shkallës së parë. 

Angazhimi i shtetit: Qeveria e Zagrebit e kishte cilësuar dënimin e parë si të “papranueshëm”. Shteti kroat financoi dhe angazhoi ekspertët më të mirë juridikë ndërkombëtarë për të ndërtuar strategjinë e apelit.

Gotovina dhe Markač apeluan vendimin. Seanca e Apelit u mbajt më 14 maj 2012, ndërsa vendimi përfundimtar u caktua për 16 nëntor të po atij viti, në orën 09:00, në Hagë.

Kur erdhi dita e vendimit, Dhoma e Apelit e përbërë nga pesë gjyqtarë shqyrtoi çështjen dhe, me shumicë votash, rrëzoi dënimet e shkallës së parë. Dy gjyqtarë, Carmel Agius dhe Fausto Pocar, ishin kundër vendimit të shumicës.

Një nga pikat kryesore të vendimit lidhej me mënyrën se si shkalla e parë kishte vlerësuar goditjet e artilerisë. Dhoma e Apelit konstatoi se gjykata e shkallës së parë kishte gabuar kur kishte konsideruar se goditjet më shumë se 200 metra larg objektivave legjitime mund të shërbenin si dëshmi për sulme të paligjshme. Shumica e Apelit arriti gjithashtu në përfundimin se kishte pasur gabim në konstatimin se sulmet e artilerisë të urdhëruara nga Gotovina dhe Markač ishin të paligjshme.

Këto përfundime ndikuan edhe në një tjetër element kyç të aktgjykimit të shkallës së parë: konstatimin për ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale me synim largimin e përhershëm dhe me forcë të popullsisë serbe nga Krahina. Shumica e Apelit e rrëzoi edhe këtë konstatim dhe, si pasojë, anuloi të gjitha dënimet ndaj Gotovinës dhe Markaçit.

Në përfundim të seancës, Dhoma e Apelit urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Ante Gotovinës dhe Mladen Markaçit. Vendimi i 16 nëntorit 2012 mbeti vendimi përfundimtar i Tribunalit në rastin e tyre.

Kështu, pas më shumë se një viti nga dënimi i shkallës së parë, rezultati për Gotovinën ndryshoi rrënjësisht: nga 24 vjet burgim, ai kaloi në shpallje të pafajshëm dhe lirim të menjëhershëm në procedurën e Apelit.

Pritja si heronj: Menjëherë pas lirimit, kryeministri i atëhershëm kroat, Zoran Milanović, dërgoi aeroplanin zyrtar qeveritar në Hagë për t’i marrë gjeneralët. Në sheshin kryesor të Zagrebit dhe në mbarë Kroacinë, qindra mijëra qytetarë festuan lirimin e tyre, duke i konsideruar ata si heronj kombëtarë që mbrojtën dhe çliruan vendin.

 

 

 

3 ORE ME PARE

"Vendimi i Hagës, i turpshëm"! Grenell: Kurti duhet ta shpërbëjë Gjykatës Speciale!

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Grenell ka kritikuar ashpër vendimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si “të turpshëm”.

“Dënimi i shpallur nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit, për një luftë të zhvilluar 25 vjet më parë, është i turpshëm”, ka shkruar Grenell.

Ai tha se Departamenti i SHBA-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme Todd duhet të funksionojnë shpejt dhe se amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike dhe kjo duhet të ndalet.

“Edhe Albin Kurti duhet të funksionojë shpejt për të shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të jenë me Kurtin për të bërë këtë të jetë e mundur. Kosova nuk duhet një gjykatë në Holandë”, shtoi Grenell. /Versus.al

3 ORE ME PARE

Dënimet në Hagë, reagon kryediplomati britanik: Krenarë me rolin tonë në Kosovë vitin 1999. Vendimi i sotëm nuk është mbi shtetësinë

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Mbretëria e Bashkuar ka reaguar pas vendimeve dënuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ministri britanik për Evropën, Lord Wood i Anfieldit, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar respekton pavarësinë e Gjykatës Speciale dhe procesin e saj gjyqësor, duke theksuar se Londra mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në rajon.

Në reagimin e tij, ministri britanik e cilësoi Mbretërinë e Bashkuar si një mik dhe partner të afërt të Kosovës, duke riafirmuar mbështetjen për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të saj, si dhe për paqen në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi krenarë për rolin që luajtëm, së bashku me aleatët e NATO-s, në parandalimin e një katastrofe humanitare në vitin 1999 dhe në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”, u shpreh Lord Wood.

“Mendimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar janë me viktimat dhe familjet e tyre”, tha më tej ministri britanik në reagimin publik.

Më tej, theksohet se “konstatimet e Gjykatës kanë të bëjnë me individë dhe nuk duhet të përdoren për të nxitur tensione ndërmjet komuniteteve apo në mbarë rajonin. Në këtë moment të rëndësishëm, udhëheqësit politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësinë të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe që siguria e njerëzve të jetë përparësia kryesore”.

Mbretëria e Bashkuar, tha ministri Lord Wood, “do të vazhdojë të punojë me partnerët në rajon dhe më gjerë për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe një të ardhme të sigurt e të begatë për të gjitha komunitetet”./Versus.al

 

4 ORE ME PARE

"Albin hajde poshtë"/ Pas vendimit të Hagës, protestuesit thyejnë me gurë xhamat e ndërtesës së Qeverisë

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Protestuesit kanë gjuajtur me gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë, para së cilës e zhvendosën protestën nga zyrat e EULEX-it.

Ata po shprehin revoltën e tyre ndaj aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK’së, derisa u dëgjuan të brohorasin:  “S’ka liri pa çlirimtarë”, “policia është e jona”, “poshtë spiunat”.

Protestat vijnë pasi Dhomat e Specializuara në Hagë i dënuan katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte, me dënime që shkojnë nga 13 deri në 25 vjet burgim.

4 ORE ME PARE

Reagimet pas vendimit të Hagës për 4 ish-krerët e UÇK-së, DASH thirrje Kosovës: Shmangni retorikën nxitëse, punoni për një të ardhme paqësore

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka reaguar pas vendimit të sotëm ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit u shpreh se Shtetet e Bashkuara e respektojnë aktgjykimin e sotëm.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ne mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë për përgjegjshmërinë, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, thuhet në përgjigjjen për Klankosova.tv.

5 ORE ME PARE

Dënimi i 4 ish-krerëve të UÇK-së, Berisha: Vendimi i padrejtë, shpresojmë drejtësi tek gjykata e Apelit!

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj 4 ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si ‘tërësisht të pamerituar’ dhe duke shprehur mbështetjen e tij për familjet e ish-udhëheqësve politikë të Kosovës. Berisha tha se vendimi i gjykatës nuk arriti, sipas tij, të provonte akuza konkrete.

"Gjykata e shkallës së parë në Hagë komunikoi vendime me të cilat në mënyrë absolute nuk arriti të substanciojë asgjë konkrete përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit’, deklaroi Berisha. Sipas lideri të demokratëve, ai vendim nuk mund të zbehë luftën e UÇK-së. ‘Asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës që ata udhëhoqën si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas luftërave të Skënderbeut’, u shpreh kreu i PD-së.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës Sali Berisha shprehu shpresën se Gjykata e Apelit do të ndryshojë qasjen dhe ‘do të bëjë drejtësi’. ‘Ndaj dhe le të shprehim ne shpresën, besimin se gjykata e apelit, se apeli do të bëjë drejtësi, do të shkëputet nga propaganda serbe’, deklaroi Berisha. Ai bëri gjithashtu thirrje për vetëpërmbajtje në Kosovë, duke theksuar se vendimi i gjykatës nuk duhet të çojë në përplasje apo destabilizim.

"Thirrja jonë është për vetëpërmbajtje dhe nuk duhet në asnjë mënyrë që emocionet të ndikojnë në rendin, qetësinë, stabilitetin e Kosovës’, tha Berisha./Versus.al

6 ORE ME PARE

Dënimi i liderëve të UÇK si 'rrufe në qiell të hapur'! Trazira në Kosovë, shqiptarët rrethojnë godinën e EULEX

 

6 ORE ME PARE

"Aktgjykim jo në emrin e popullit të Kosovës", Limaj: Mos të lejojmë që mërzinë tonë ta keqpërdorin

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Kreu i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj e konsideroi “të papranueshëm” aktgjykimin e gjykatës speciale që dënoi me 81 vite burg liderët e UÇK. Ai tha se ky vendim nuk jepet në emrin e popullit të Kosovës, ndërsa bëri thirrje për qetësi dhe bashkim.

“Sot morëm lajme të këqija nga Haga, të papritura, të pamerituara. Sot u shpall aktgjykimi i shkallës së parë për themeluesit e UÇK dhe të shtetit të Kosovës. Ky aktgjykim është i padrejtë, i papranueshëm, jo në emrin e popullit të Kosovës apo në emrin tim. Të mos lejojmë që mërzinë tonë ta keqpërdorë dikush, por le ta kthejmë në forcë e bashkim për të vazhduar betejat e ardhshme deri në fitoren e plotë”- tha Limaj mes të tjerash në reagimin e tij. Versus.al

8 ORE ME PARE

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burg

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Rexhep Selimi u shpall fajtor për akuzat e njëjta si tre ish-krerët e UÇK-së, ndërsa u shpall i pafajshëm për krime kundër njerëzimit apo torturës. Në total Selimi u dënua me 13 vite burg në total. Në leximin e aktgjykimit ndaj tij, gjyqtari përmendi faktet inkriminuese dhe ato lehtësuese për pozitën e Selimit. 

"Selimi keqpërdori pushtetin që kishte. Mosparandalimi i shkeljes së të drejtave humanitare, përbën keqpërdorim të pozitës dhe pushtetit të tij. Ai ka grua dhe fëmijë me të cilët ka lidhje të fortë, bashkëpunoi me prokurorinë dhe pati intervista në 2019 dhe 2020 duke dhënë përgjigjie të sinqerta. U dorëzua vullnetarisht dhe bashkëpunoi gjatë kontrolleve të banesës së tij"- lexoi gjyqtari amerikan Charles Smith. Versus.al

8 ORE ME PARE

Dënohet edhe Kadri Veseli, Gjykata Speciale cakton 18 vite burg

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Kadri Veseli u shpall fajtor për të njëjtat krime si Thaçi e Jakup Krasniqi. Por u shpall i pafajshëm për disa akuza të tjera. Në përfundim gjykata vendosi dënimin me 18 vite burgim në total duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.

“Veseli keqpërdori pushtetin që kishte. Ai përdori rolin si udhëheqës për të zbatuar aspektet kriminale. Si rrethanë lehtësuese u jepet peshë faktorëve familjarë. Ai ka treguar sjellje të mirë gjatë gjithë procesit dhe u dorëzua personalisht”- tha mes të tjerash gjyqtari në aktgjykimin për Veselin. Versus.al 

8 ORE ME PARE

Jakup Krasniqi shpallet fajtor, dënohet me 25 vite burg

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Jakup Krasniqi shapllet fajtor për arrestim të paligjshëm të kryer ndaj 385 personave. Fajtor për trajtim mizor si krim lufte ndaj 49 personave.

Torturë si krim lufte ndaj 308 personave dhe vrasje e paligjshme si krim lufte kryer kundër 96 personave. Trupi gjykues ka vendosur dënimin e njësuar me 25 vite burg. Versus.al

8 ORE ME PARE

Gjykata e Hagës shpall fajtor Hashim Thaçin, dënohet me 25 vite burg

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u dënua në total me 25 vite burg në kuadër të aktgjykimit për të dhe liderët e tjerë të UÇK të akuzuar për krime lufte.

Për të u caktua dënim me 15 vite burg për arrestim të paligjshëm, 4 vite burg për trajtim mizor, 20 vite burg për torturë. Dënimi i njësuar është 25 vite burg.

“Trupi gjykues gjykoi se krimet e kryera ishin shumë të rënda. Ishin të përhapura kryesisht nga anëtarë të UÇK dhe dy rrethe të Shqipërisë veriore. 385 persona u arrestuan arbitrarisht u trajtuan në mënyrë çnjerëzore dhe në 96 raste u vranë nga anëtarë të UÇK. Të gjitha këto krime janë të rënda. Trupi gjykues mbajti parasysh se një numër i konsiderueshëm i viktimave ishin veçanërisht të cënueshme. Disa prej anëtarëve të tyre panë keqtrajtimin. Një fushnjë 12 muajshe u mbajt së bashku me nënën e tij për 10 ditë. Persona të tjerë ishin edhe më të cënueshëm për shkak të moshës së madhe, një burrë 70 vjeçar u rrah në mënyrë barbare dhe u gjakos.

Trupi gjykues i vlerësoi krimet si jashtëzakonisht të rënda. Nuk ka flamur aq të madh sa të mbulojë turpin e vrasjes së njerëzve të pafajshëm. Hashim Thaçi, në kuadër të rrethanave rënduese trupi gjykues i dha peshë keqpërdorimit të pushtetit të tij. Konstatohet se përdori pushtetin për zbatimin e aspekteve kriminale. Në kuadër të rrethanave lehtësuese u dha peshë e kufizuar rolit të tij në mbështetje të themelimit të dhomave të specializuara, dorëheqjen e tij si president, paraqitja e tij për intervista, fakti që luajti si rol konstruktiv për vendosjen e paqes”- tha gjyqtari mes të tjerash teksa lexoi përfundimet mbi aktgjykimin e Thaçit. Versus.al

9 ORE ME PARE

Gjyqtari amerikan: Incidentet për të cilat akuzohen ish-krerët e UÇK nuk cilësohen krime lufte

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Gjyqtari Smith ka lexuar aktgjykimin për ish-krerët e UÇK. Ai u shpreh se trupi gjykues nuk kishte arritur të provonte se incidentet e ndodhura gjatë luftës, përbënin krime lufte.

“Nuk arriti të vërtetojë se ishte kryer një sulm ndaj një populate civile. Trupi gjykues kryen akte dhune dhe keqtrajtime anë e mbanë Kosovës dhe Shqipërisë së veriut. Trupi gjykues konstatoi se këto sulme përbënin akt të përhapur, megjithatë nuk u arrit të konstatohej se ky sulm u drejtua kundër një populate civile. Viktimat u zgjodhën bazuar në faktorë individual dhe jo bazuar në përkatësinë e tyre. Trupi gjykues nuk arriti të konstatonte se ishin kryer krime kundër njerëzimit, torturë apo zhdukje me forcë.

Trupi gjykues është bindur se të katër të akuzuarit ishin në dijeni të rrethanave për konfliktin jo ndërkombëtar dhe statusin e mbrojtur të viktimave. Në vijim arriti në përfundimin se incidentet në të cilat bazohen akuzat për krime lufte, nuk mund të cilësohen si krime lufte. Rrjedhimisht u konstatua se nuk përmbushen kriteret e përgjithshme për këto krime”- lexoi gjyqtari. Versus.al

 

9 ORE ME PARE

"Ruani qetësinë", gjyqtari Smith nis leximin e vendimit për Thaçin: Kjo nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës së UÇK

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Me një mesazh të qartë për mënyrën si duhet parë procesi, kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari amerikan Charles Smith, hapi leximin e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ai tha se procesi në Hagë "nuk ka të bëjë me pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës" dhe "nuk ka të bëjë me Kosovën e pavarur", duke sqaruar se gjykimi lidhet vetëm me akuzat e ngritura ndaj katër të pandehurve.

Në nisje të seancës, ai deklaroi gjithashtu se "aktgjykimi shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës", ndërsa u kërkoi të gjithë të pranishmëve në sallë të ruajnë qetësinë. 

10 ORE ME PARE

Nga drejtues të UÇK në figura kryesore të politikës, rëndësia e Thaçit me shokë në jetën publike të Kosovës

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Vite pas pavarësisë së Kosovës, katër prej figurave më të rëndësishme të luftës për pavarësi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte gjatë kohës që kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare.

Prej 6 vitesh ata mbahen në paraburgimin e Hagës në pritje të gjykimit që bëhet sot në Dhomat e Specializuara të gjykatës. Mirëpo para se të arrestoheshin secili prej tyre ka patur një rol të ndryshëm politik pasi që prej përfundimit të luftës, ata u shndërruan në figura kryesore të politikës së vendit.

Hashim Thaçi i cili ishte një prej drejtuesve politikë të UÇK-së, themeloi dhe drejtoi Partinë Demokratike të Kosovës, forcë që doli nga strukturat e Ushtrisë Çlirimtare. Pas shpalljes së pavarësisë, Thaçi u bë kryeministër i vendit dhe pati rol kryesor në proceset politike e diplomatike.

Në 2016-ën u zgjodh president i Kosovës dhe në vitin 2020 dha dorëheqjen pas konfirmimit të aktauzës ndaj tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Pas 6 vitesh në Hagë, sot pret i pari vendimin.

Kadri Veseli, ishte njeriu i lidhur me strukturat e inteligjencës së UÇK-së dhe pjesë e drejtuesve. Më pas me angazhimin e tij në politikë, u zgjodh deputet dhe kryetar i Kuvenditt ë Kosovës duke u shndërruar në një prej figurave kryesore të vendit. Në nëntor të vitit 2020 ai dha dorëheqje nga pozita e kreut të PDK për t’u nisur në Hagë ku mbahet në paraburgim së bashku me 3 liderët e tjerë.

Rexhep Selimi është një prej emrave që lidhen drejtpërdrejt me strukturat ushtarake të UÇK-së. Ai u bë më pas deputet i Kuvendit të Kosovës duke qenë për vite me radhë të ishte pjesë aktive e jetes politike të vendit. Në 2020-ën u dorëhoq nga posti i deputetit të Vetëvendosjes për t’u paraqitur në Hagë.

Jakup Krasniqi është figura e katërt e këtij procesi dhe një prej emrave të njohur të historisë politike të Kosovës. Gjatë luftës, Krasniqi shërbeu si zëdhënës i UÇK-së. Në këtë rol, ai ishte një prej zërave publikë të organizatës dhe përfaqësonte UÇK-në në komunikimin me mediat dhe opinionin publik. Pas luftës, Krasniqi u përfshi në jetën institucionale të Kosovës.

Ai ishte deputet dhe për një periudhë të gjatë mbajti postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Për një periudhë të shkurtër, ai shërbeu edhe si ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës. Krasniqi ishte gjithashtu një prej figurave të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës, përpara se të largohej nga kjo forcë politike dhe të angazhohej në një tjetër projekt politik. Në 2020-ën u arrestua dhe u dërgua në Hagë. Versus.al

10 ORE ME PARE

"Nuk mund ta thuash diçka të tillë", ish-shoku i skuadrës me kritika për Kylian Mbappe

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe i Francës, Samuel Umtiti, ka kritikuar deklaratat e fundit të Kylian Mbappes për Topin e Artë, duke e krahasuar sulmuesin francez me Lionel Messin.

Mbappe kishte deklaruar se e meriton ta fitojë çmimin prestigjioz individual, por Umtiti nuk u pajtua me këtë qëndrim.

“Nuk mund të thuash diçka të tillë!”, u shpreh ish-mbrojtësi francez.

Për ta shpjeguar mendimin e tij, Umtiti kujtoi periudhën kur ishte pjesë e Barcelonës dhe ndante dhomën e zhveshjes me Messin.

Sipas tij, argjentinasi e dinte se ishte lojtari më i mirë, por nuk do të shprehej në atë mënyrë.

“Edhe te Barcelona kam luajtur me Messin. Ai e dinte se ishte lojtari më i mirë, por më besoni, ishte e pamundur që gjatë gjithë jetës së tij të thoshte një fjali të tillë”, ka deklaruar Umtiti. Versus.al

11 ORE ME PARE

“Presim vetëm një vendim, lirimin e tyre”, Konjufca në mbështetje të liderëve të UÇK në Hagë

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca ka mbërritur sot në Dhomat e Specializuara të gjykatës speciale në Hagë ku pritet të jepet vendimi për ish-krerët e UÇK-së.

Ai tha se nuk ka patur asnjë mekanizëm kriminal të përdorur nga drejtuesit e luftës për çlirimin e Kosovës, ndërsa tha se pret vendimin për lirimin e tyre.

“Ajo luftë u zhvillua nga UÇK. Në shtatin e përgjithshëm kurrë nuk ka patur ndonjë mekanizëm kriminal, për këtë jemi dëshmitarë ne si popull i Kosovës. Ne presim vetëm një vendim, atë të lirisë”- tha Konjufca. Versus.al

11 ORE ME PARE

“Largohuni, do përdorim forcën”, tension para seancës në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë holandeze

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Vetëm pak orë para nisjes së seancës gjyqësore në Hagë, situata u tensionua jashtë Dhomave të Specializuara ku qindra shqiptarë janë mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK teksa pritet të jepet vendimi për ta.

Për shkak të afërsisë së protestuesve me hyrjen e gjykatës, policia holandeze u kërkoi që të zhvendoseshin në parkun ku kishin marrë leje për të zhvilluar protestë. Ndërsa u bënë paralajmërime se nëse ky urdhër nuk zbatohej, atëherë do të përdorej forca për t’i larguar.

Disa prej të pranishmëve nisën të fyenin policinë dhe për pasojë pati momente tensioni. Megjithatë situata u qetësua edhe pas ndërhyrjes së Hysni Gucatit, ish-kreut të organizatës së veteranëve të UÇK i cili bëri thirrje për qetësi. Versus.al

12 ORE ME PARE

Kosova pret në shesh bijtë e saj, sot në Hagë gjykata jep vendimin për 4 ish-krerët e UÇK

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Sot në orën 10:00 në Gjykatën Speciale në Hagë nis seanca ku do të jepet vendimi i shkallës së parë për 4 prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin të cilët prej 6 vitesh mbahen në paraburgim.

Prej ditësh në Kosovë e Shqipëri, shqiptarët kanë shprehur mbështetjen ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së duke kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm dhe lirimin e menjëhershëm. Mbrëmjen e djeshme, sheshet e qyteteve të ndryshme të Kosovës janë mbushur me qytetarë dhe flamuj të UÇK-së.

Në Prishtinë e Mitrovicë janë vendosur ekrane gjigante që numërojnë mbrapsht orët deri në seancën gjyqësore ku pritet të jepet vendimi.

81 vite burg për 4 ish-liderët e UÇK! 25 vite burg për

Deri në orën 12:00 seanca do të jetë publike, ndërsa aktgjykimi do të bëhet veçmas për secilin të akuzuar. I pari do të jetë Hashim Thaçi më pas Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe në fund Jakup Krasniqi. Ndërkohë jashtë gjykatës janë mbledhur qindra shqiptarë në mbështetje të ish-liderëve të UÇK. 

Për secilin do të lexohet verdikti për secilën nga 10 pikat e aktakuzës, çka do të thotë se procesi do të jetë më kompleks sesa një shpallje e vetme "fajtor" ose "i pafajshëm". 

Ish-krerët e UÇK akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa prokuroria ka kërkuar dënimin me 45 vite burg për secilin. Vendimi do të shpallet nga një trup gjykues i përbërë nga katër gjyqtarë ndërkombëtarë. 3 gjyqtarë kryesorë dhe 1 rezervë.  Në krye të trupit gjykues është gjyqtari amerikan Charles Smith III, i cili mban edhe rolin e kryesuesit të procesit. Versus.al

Poll