16 Shtator 2026, 12:09
Nga I.A
Gresë Krasniqi
KOSOVË- Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila e dënoi babain e saj me 25 vjet burgim. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Krasniqi e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, duke shprehur zhgënjimin e saj me aktgjykimin.
“Sot, në qytetin e drejtësisë, ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli”, ka shkruar ajo.
Krasniqi ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke pretenduar se vendimi është politik dhe se, sipas saj, ai e dëmton imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo ka përmendur edhe faktin se Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së, duke e krahasuar rastin e tij me atë të Ivica Daçiqit, i cili në atë kohë ishte zëdhënës i forcave serbe.
“Në këtë gjykatë të padrejtë, sot u dënua zëdhënësi i UÇK-së, ndërsa homologu i tij i atëhershëm, Ivica Daçiq, vazhdon të jetë i lirë dhe të jetojë krejt mirë në Beograd. Ky është veç një tjetër tregues i qartë për natyrën paragjykuese dhe politike të po kësaj politike”, ka shkruar Krasniqi.
Ajo ka thënë se vendimi e ka lënduar dhe zhgënjyer, por se nuk do ta ndryshojë bindjen e saj për pafajësinë e babait të saj.
“Unë jetoj dhe do të vdes me bindjen time të plotë në pafajësinë dhe çiltërsinë e babait tim, Hashimit, Kadriut dhe Rexhës. Krenaria mbetet. E vërteta mbetet. Ne do ta vazhdojmë luftën për liri dhe drejtësi!”, shkroi ajo./Dosja.al
gresë krasniqi jakup krasniqi
Aktualitet
16 Shtator 2026, 12:06
E.d
Pamje
PRISHTINA- Gjykata në Hagë ka dënuar ditën e sotme me 81 vite burg në total, katër ish-krerët e UÇ...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 11:55
E.d
Pamje
PRISHTINË- Protesta masive kanë nisur në Prishtinë pas shpalljes së vendimeve të Gjykatës Speciale në Hag&eum...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 10:43
I.A
Visa Infinite
Në një kohë kur tendencat moderne të stilit të jetesës po ridimensionojnë mënyrën sesi jetojm&eu...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 10:35
E.d
Pamje
PRIZREN- Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur tashmë në Gjykatën e Specializuar në Hagë, n...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 09:59
E.d
Pamje
PRISHTINA- Qindra qytetarë janë mbledhur në Prishtinë dhe po presin nën ankth nisjen e seancës ndaj ish-krerëve t&...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 09:50
E.d
Gani Thaçi
HAGA- Seanca ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të nis për pak minuta në Hagë, n...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 09:39
E.d
Altin Krasniqi
HAGA- Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi ka deklaruar se beson se katër ish-krerët e UÇK-së do të ...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 09:15
E.d
Pamje
HAGA- Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, pritet që sot të shpallin vendimin ndaj ish-krerëve ...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 09:05
E.d
Pamje
HAGA- Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po pritet me entuziazëm nga qytetarët shqiptarë, ...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 08:53
E.d
Pamje
HAGA- Qytetarët shqiptarë janë mbledhur para ambienteve të Dhomave të Specializuara, ndërsa seanca ndaj ish-k...