Lajmi i fundit

LIVE - Thaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burg, Veseli 18 vjet e Selimi 13 vjet! Marshim e indinjate në Kosovë

Dënimi i ish krerëve të UÇK/ Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar e botën demokratike

Dënimi i ish krerëve të UÇK/ Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar e botën demokratike

12:07, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi e ka konsideruar të pabesueshme dhe të papranueshme, vendimin e dhënë nga Gjykata e Hagës për 4 ish krerët e UÇK.

Përmes një reagimi zyrtar, Bardhi e cilëson vendimin e sotëm, si ditën më të rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë sipas tij, është për njerëzimin dhe botën demokratike.

‘Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj PADREJTËSIE DHE TURPI TË NJERËZIMIT! Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për LIRINË E KOSOVËS’, thuhet në reagim.

‘Përjetësisht me UÇK-në’, përmbyll mesazhin e tij Gazment Bardhi pas vendimit të tribunalit të Hagës.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

E PABESUESHME!

E PAPRANUESHME!

Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj PADREJTËSIE DHE TURPI TË NJERËZIMIT!

Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për LIRINË E KOSOVËS.

Përjetësisht me UÇK-në

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco