web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi i Hagës/ Konjufca: Gjykim i tmerrshëm për Kosovën dhe për luftën çlirimtare

16 Shtator 2026, 12:15, Kosova & Bota CNA

Vendimi i Hagës/ Konjufca: Gjykim i tmerrshëm për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, ka reaguar pas vendimit të dhënë sot në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Konjufca e ka cilësuar si gjykim të tmerrshëm për Kosovën dhe luftën e UÇK-së.

“Gjykim i tmerrshëm për Kosovën, për luftën tonë çlirimtare. Kosova e ka përjetuar vetë luftën, e dimë çka është lufta e UÇK-së dhe ne e dimë që nuk ka pasur mekanizma kriminalë për të cenuar asnjë popullatë. Është vendim i trishtueshëm, i padrejtë, i pamerituar. Vërtet është diçka për të cilën do të jetë dëm shumë i madh, edhe për narracionin tonë, edhe për shtetin e Kosovës. Kur po më kujtohet që aktakuzën e kanë pasur Serbi, që janë dënuar 15 vjet në mungesë e kjo gjykatë kinse në emër të popullit me këto dënime drakonike”, deklaroi Konjufca./CNA





Lajmet e fundit nga