Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagojnë kryetarët e Grupit Parlamentar të PS dhe PD: Padrejtësi

16 Shtator 2026 | 12:24

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Përmes një postimi në rrjetet  sociale, Balla e cilësoi vendimin si të padrejtë, duke theksuar se historia dhe kontributi i UÇK-së në çlirimin e Kosovës nuk mund të zhbëhen nga asnjë vendim gjyqësor.

“Ky vendim sot nuk është drejtësi. Nuk ç’bëhet dot historia e lavdishme e UÇK kështu. Padrejtësi!”, shprehet Balla.

Sipas tij, shqiptarët duhet të qëndrojnë në mbështetje të UÇK-së dhe të mbrojnë vlerat e luftës për liri. Balla kërkoi gjithashtu ndjekjen e të gjitha rrugëve juridike dhe ligjore për kundërshtimin e vendimit.

“Shqiptarët duhet të mbrojnë UÇK. Duhet të mbrojmë lirinë dhe çlirimtarët nga ky vendim i padrejtë. Duhet të gjejmë të gjitha rrugët juridiko-ligjore të ç’bërjes së këtij vendimi, sepse duhet të mbrojmë me çdo kusht identitetin tonë si komb”, deklaroi ai.

Lidhur me vendimin ka reaguar edhe kryetari Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi i cili e ka cilësuar si një ditë të rëndë për kombin shqiptar. Ai theksoi se askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për lirinë e Kosovës.

“E PABESUESHME! E PAPRANUESHME! Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj PADREJTËSIE DHE TURPI TË NJERËZIMIT! Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për LIRINË E KOSOVËS. Përjetësisht me UÇK-në”, shkruan ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Haradinaj: Vendim i padrejtë, kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar këtë të mërkurë përmes një video në rrjetet sociale lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata...
12:14 | 16/09/2026

Dënimi me 25 vjet burgim për Hashim Thaçin, vëllai i ish-presidentit: Jemi të bindur në pafajësi, presim Apelin

Gani Thaçi, vëllai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas dënimit të tij me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës...
12:06 | 16/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin, reagon vajza e tij: Ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi ka reaguar pak minuta më parë lidhur me vendimin e marrë këtë të mërkurë ndaj babait të saj nga...
12:01 | 16/09/2026