Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Shqiptarët i vënë “flakën” Hagës, përplasje me policinë pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së, fillojnë shoqërimet e para (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Shqiptarët i vënë “flakën” Hagës,
Pamje nga shoqerimi

Tensione dhe përplasje janë shënuar në Hagë pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin me burgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mbështetës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët kishin udhëtuar drejt Hagës për të qenë pranë tyre dhe për t’i kthyer në shtëpi, kanë reaguar me zemërim pas vendimit të turpshëm të Gjykatës Speciale.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente tensioni dhe përplasjeje me autoritetet holandeze, ndërsa situata në disa momente raportohet të ketë dalë jashtë kontrollit. Në videot që po qarkullojnë shihen protestues duke shkaktuar dëme dhe duke thyer sende gjatë përleshjeve.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave vendase policia holandeze ka ndërmarrë veprimet e para ndaj protestuesve dhe raportohet për shoqërime pas incidenteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese