Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë Gjykatës Speciale, familjarët e ish-krerëve të UÇK-së: E papranueshme, do e apelojmë
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
Mbyllet protesta e 108-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 15 Shtator, 22:27 Marshimi i protestuesve/...
Sipas tyre, vendimi i sotëm është një goditje e rëndë për luftën e UÇK-së, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ku trupa gjykuese dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet socile, PDK shprehet se aktgjykimi ishte i padrejtë dhe i papranueshëm, por beteja për drejtësi do të vazhdojë deri në fund.
PDK e cilëson aktgjykimin si një padrejtësi e madhe, sepse mbështetet në pretendime e materiale të ushqyera ndër vite nga aparati shtetëror dhe propaganda e Serbisë për ta kriminalizuar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tyre, vendimi i sotëm është një goditje e rëndë për luftën e UÇK-së, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
Në fund, PDK shprehet se ajo do të qëndrojë përherë në mbrojtje të së vërtetës historike, të dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të atyre që morën mbi vete barrën e lirisë së Kosovës. Kjo duke shtuar se, ky aktgjykim nuk është fjala e fundit.
Reagimi i plotë
Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën, zhgënjimin dhe kundërshtimin e saj për aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sot në Hagë u godit rëndë e drejta e popullit tonë që luftoi për liri, mbijetesë dhe çlirim nga regjimi shtetëror serb që vrau, dëboi dhe terrorizoi shqiptarët e Kosovës. Për ne, ky aktgjykim është një padrejtësi e madhe, sepse mbështetet në pretendime e materiale që i konsiderojmë të fabrikuara dhe të ushqyera ndër vite nga aparati shtetëror dhe propaganda e Serbisë për ta kriminalizuar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky aktgjykim mund të jetë shkruar në Hagë. Por historia e Kosovës është shkruar këtu, me sakrificë, gjak dhe luftë për liri. Dhe ajo nuk rishkruhet sot.
Historia jonë është shkruar nga populli ynë që luftoi për mbijetesë, nga mijëra dëshmorë e martirë, nga qindra mijëra qytetarë të dëbuar prej shtëpive të tyre dhe nga një aleancë historike me botën demokratike që, në vitin 1999, i dha fund represionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb në Kosovë. Agresori ishte Serbia. Viktima ishte Kosova. Dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigjja e popullit tonë që kërkonte të jetonte i lirë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë aktgjykim. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk shkuan në Hagë duke ikur nga drejtësia. Ata iu përgjigjën asaj vullnetarisht, me besimin se e vërteta do të triumfonte.
Prandaj, vendimi i sotëm është një goditje e rëndë për luftën e UÇK-së, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Sot, qytetarët e Kosovës ndihen të lënduar dhe të zhgënjyer nga ky aktgjykim i padrejtë. PDK do ta kundërshtojë këtë aktgjykim me argumente, me të gjitha mjetet demokratike dhe në çdo forum ku duhet mbrojtur e vërteta për luftën e Kosovës. Për ne, lufta e UÇK-së ishte e drejtë, mbrojtëse dhe çlirimtare. Dhe njerëzit që udhëhoqën luftën dhe proceset politike që sollën lirinë dhe shtetin e Kosovës nuk mund të fshihen nga historia me një vendim gjyqësor. Sot është një ditë e rëndë për Kosovën. Por sot nuk përfundon as historia, as beteja për të vërtetën.
Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë përherë në mbrojtje të së vërtetës historike, të dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të atyre që morën mbi vete barrën e lirisë së Kosovës. Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. Ne për drejtësinë do të luftojmë deri në fund dhe për të vërtetën nuk do të heshtim kurrë. Heronjtë tanë të luftës dhe paqes nuk do t’i lëmë kurrë vetëm. Beteja vazhdon, me ta dhe për ta, deri në lirimin e tyre./Dosja.al
Hysni Gucati HAGË- Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka dënuar ashpër aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve ...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur me dënimet në Hagë. Përmes ...
Glauk Konjufca KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të...
Rexhep Selimi HAGË- Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues arrit...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë dha dënimet për katër ish-krerët e&...
Kadri Veseli HAGË- Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Ve...
Jakup Krasniqi HAGA- Gjykata në Hagë ka shpallur fajtor Jakup Krasniqin për disa nga akuzat për krime lufte, ndërsa e shpalli...
Hashim Thaçi KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe ësht&eum...
Jakup Krasniqi HAGË- Trupi gjykues konstatoi se Jakup Krasniqi dha kontribut thelbësor në zbatimin e qëllimit të përbashk&eum...