LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë Gjykatës Speciale, familjarët e ish-krerëve të UÇK-së: E papranueshme, do e apelojmë

• Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë kanë nisur reagimet e para nga figurat publike dhe familjarët e ish-krerëve të UÇK-së. • Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, janë dënuar me nga 25 vite burg, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite. • Kryeministri Edi Rama e ka kundërshtuar dënimin me një reagim të shkurtër, duke shkruar “Marre”. • Nga Partia Demokratike ka reaguar Gazement Bardhi, duke e quajtur këtë vendim si të papranueshëm. • Në Kosovë, Glauk Konjufca e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë dhe të pamerituar, ndërsa Enver Hoxhaj e ka përshkruar këtë ditë si “ditën më të zezë” për popullin shqiptar. • Edhe Hysni Gucati e ka quajtur vendimin të papranueshëm, duke deklaruar se me të “u kënaqën Serbia dhe Rusia”. • Nga familja e Hashim Thaçit është bërë e ditur se do të vijojë beteja në Apel, ndërsa familjarët e Jakup Krasniqit kanë shprehur kundërshtimin ndaj vendimit. • Ndërkohë, në Prishtinë dhe në Hagë janë zhvilluar tubime nga mbështetës të katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës.

17 artikuj për këtë temë.

2 MINUTA ME PARE

Avokati i Thaçit paralajmëron apelimin e vendimit: Ditë e errët për drejtësinë ndërkombëtare

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pierre-Richard Prosper

HAGË- Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj klientit të tij si një tallje me drejtësinë dhe ka paralajmëruar se mbrojtja do ta apelojë vendimin. Prosper pretendoi se rezultati i procesit ishte i paracaktuar dhe akuzoi Dhomat e Specializuara se po “rishkruajnë historinë”, duke e paraqitur UÇK-në si një strukturë të organizuar dhe duke ia atribuar përgjegjësinë Thaçit.

“Kjo është një ditë e errët për drejtësinë ndërkombëtare dhe fundi i tribunaleve”, tha Prosper pas shpalljes së aktgjykimit.

Ai tha se ka biseduar me Thaçin dhe se do ta takojë sërish.

“Thaçi është i gatshëm të vazhdojë të luftojë për veten dhe për popullin e Kosovës”, tha Prosper.

Sipas tij, shpresa e mbrojtjes është që aktgjykimi të rrëzohet në apel, ndonëse paralajmëroi se procesi mund të zgjasë me vite. Prosper bëri thirrje, gjithashtu, që Kuvendi i Kosovës ta shqyrtojë raportin me Dhomat e Specializuara, duke thënë se Kosova duhet të marrë “një vendim sovran që është në interesin më të mirë të vendit”.

“Nëse do të isha deputet, që nga nesër do ta tërhiqja mbështetjen për këtë gjykatë”, tha Prosper./Dosja.al

7 MINUTA ME PARE

Haga dënon Kosovën/ LDK: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
LDK

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një njoftim për media, LDK-ja ka thënë se e ka pritur me shqetësim shumë të thellë vendimin e sotëm, duke theksuar ndjeshmërinë e këtij momenti për qytetarët e Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pritur me shqetësim shumë të thellë aktgjykimin e sotëm ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përmasën e dënimeve ndaj tyre. Të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e këtij momenti për qytetarët e vendit, bëjmë thirrje për qetësi, maturi dhe përgjegjësi”, thuhet në reagim.

LDK-ja ka theksuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë rezultat i sakrificës së brezave, duke përmendur rezistencën politike e paqësore të udhëhequr nga presidenti Ibrahim Rugova, luftën e UÇK-së dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s. Partia ka deklaruar se aktgjykimi i sotëm nuk mund ta ndryshojë atë që e cilëson si të vërtetën historike të luftës në Kosovë.

“Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Regjimi i Serbisë ushtroi gjenocid e krime kundër njerëzimit; zhvilloi një fushatë të egër terrori dhe spastrimi etnik në Kosovë; masakroi civilë të pafajshëm, vrau fëmijë, gra e të moshuar, ushtroi dhunë, dëboi me forcë popullsinë dhe dogji e shkatërroi fshatra e qytete të tëra”, thuhet më tej.

Sipas LDK-së, këto krime kanë qenë sistematike dhe pasojat e tyre vazhdojnë të rëndojnë mbi familjet e Kosovës.

“Këto krime ishin sistematike, pasojat e të cilave rëndojnë edhe sot mbi mijëra familje. Përballë kësaj egërsie, populli i Kosovës luftoi për mbijetesë dhe liri”, përfundon njoftimi./Dosja.al

9 MINUTA ME PARE

PAMJE/ Sërish tensione në Hagë, policia holandeze hedh ujë për të shpërndarë qytetarët

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje

HAGA- Situata në Hagë është tensionuar sërisht, ndërsa policia holandeze ka hedhur ujë në mënyrë që të shpërndajë turmën e protestuesve shqiptarë, të cilët ishin mbledhur jashtë ambienteve të Gjykatës Speciale për të pritur vendimin. 

Pas hedhjes së ujit, disa qytetarë kanë hipur mbi automjetet e policisë duke i goditur ato. Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë është pritur me revoltë dhe pakënaqësi, pasi trupa gjykuese dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin./Dosja.al

9 MINUTA ME PARE

Avokati i Kadri Veselit: Do të reagojmë për të parë se cilat janë procedurat që duhet ndjekur

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Rodni Dikson

HAGË- Avokati i Kadri Veselit Rodni Dikson ka deklaruar se mbrojtja do të reagojë pas vendimit të fundit, duke shqyrtuar procedurat që mund të ndërmerren më tej. Ai ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si është trajtuar çështja, duke vlerësuar se gjatë procesit ka pasur mungesë të dëshmive të mjaftueshme.

“Ka pasur mungesë të dëshmive dhe ne do të reagojmë për të parë se cilat janë procedurat që duhet ndjekur. Për fat të keq, kjo nuk është një ditë e mirë për Kosovën, për ligjin në përgjithësi”, ka deklaruar avokati.

Ai shtoi se mbrojtja nuk është e kënaqur me mënyrën se si është zhvilluar procesi dhe me dëshmitë e paraqitura.

“Nuk jemi të kënaqur me krejt këtë mënyrë se si është trajtuar dhe me dëshmitë që janë paraqitur”, u shpreh ai./Dosja.al

18 MINUTA ME PARE

"Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë u prit në lot nga qytetarët"/ Reuters: Vendimi u ndoq nga afër edhe Serbi

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje

HAGË- Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, ka marrë jehonë ndërkombëtare. Reuters shkruan se ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm nga gjykata e krimeve të luftës e Kosovës. 

Thaçi u dënua me 25 vjet burg për krime të kryera si komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë ndarjes së dhunshme të territorit nga Serbia në vitet 1990. Gjykata tha se ai ishte fajtor për vrasjen e 96 kundërshtarëve politikë dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar me forcat serbe të sigurisë nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë konfliktit.

Reuters shkruan se vendimi u ndoq nga afër në Kosovë dhe Serbi, ku trashëgimia e konfliktit të viteve 1998-99 dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 mbeten një burim tensioni midis shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve. Në Prishtinë, mijëra njerëz që po e shikonin vendimin në një ekran të madh e fishkëllyen vendimin dhe brohoritën "Thaçi, Thaçi", ndërsa disa shpërthyen në lot.

"Ky vendim është i turpshëm. Nga sot, nuk do të ketë paqe në Kosovë", tha Raif Pllana, një ish-luftëtar i UÇK-së i cili doli në mbështetje të Thaçit në qendër të Prishtinës. Policia tha se ishin bërë përgatitje me forcat paqeruajtëse të huaja në rast se protestat do të bëheshin të dhunshme. Shtetet e Bashkuara i këshilluan qytetarët të shmangnin turmat./Dosja.al

24 MINUTA ME PARE

Organizata e Veteranëve të Luftës: UÇK s’ka qenë kurrë ndërmarrje kriminale

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
UÇK

KOSOVË- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se UÇK-ja nuk ka qenë kurrë ndërmarrje kriminale tek e ka kundërshtuar dënimin e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Specialja me seli në Hagë dënoi të mërkurën Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 e Rexhep Selimin me 13.

Ata u dënuan për krime lufte, pasi Gjykata tha se kanë funksionuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale.

“Hedhim poshtë kategorikisht dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky aktgjykim godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe lëndon çdo familje që dha bijtë dhe bijat për lirinë e Kosovës. UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale. Ishte rezistenca e organizuar e një populli përballë pushtimit, dëbimit dhe masakrës, e vetmja përgjigje që i kishte mbetur një kombi të dënuar me zhdukje. Ajo sakrificë ndërtoi shtetësinë, sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Asnjë institucion, kudo qoftë, nuk ka autoritetin moral ta nxjerrë në gjyq këtë të vërtetë. Asnjë vendim nuk mund ta rishkruajë luftën tonë çlirimtare apo të njollosë ata që luftuan për liri. E vërteta e UÇK-së nuk është çështje interpretimi gjyqësor, është historia e jetuar e një populli që e fitoi shtetin me gjak. Që në fillim e kemi quajtur politike këtë gjykatë dhe procesi na dha të drejtë. Është turp për drejtësinë ndërkombëtare, një njollë që do të mbetet gjatë dhe që tregon se si është trajtuar lufta jonë çlirimtare dhe sakrifica e popullit tonë”, thuhet në reagim të OVL-së./Dosja.al

32 MINUTA ME PARE

Albulena Haxhiu: Dënimet janë goditje e rëndë, fjala e fundit juridike nuk është thënë

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka cilësuar dënimet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit si goditje të rëndë për familjet e tyre dhe lajm thellësisht tronditës për Kosovën. Në reagimin pas shpalljes së aktgjykimit, Haxhiu tha se procesi juridik nuk ka përfunduar dhe përmendi mundësinë e ankimit.

“Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht”, shkroi ajo në Facebook.

Haxhiu tha se lufta e UÇK-së “ishte çlirimtare” dhe se, sipas saj, aktgjykimi nuk duhet të përdoret për të relativizuar krimet e kryera nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë. Ajo bëri thirrje për qetësi dhe unitet pas shpalljes së dënimeve.

“Sot na duhet qetësi, dinjitet dhe bashkim. Dhimbja e kësaj dite nuk duhet të na ndajë”, tha Haxhiu./Dosja.al

40 MINUTA ME PARE

VIDEO/ Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje

HAGA- Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë është pritur me revoltë dhe pakënaqësi, pasi trupa gjykuese dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Pas dhënies së dënimit, situata është tensionuar në ambientet e jashtme të godinës, ku mijëra shqiptarë ndodheshin jashtë ambienteve të saj për të pritur vendimit. 

Në një video të publikuar nga fotografi holandez, Bob van Keulen, shihen persona të shumtë që përplasen me policinë. Pas kësaj policia holandeze ka nisur shoqërimet e tyre, ndërsa një pjesë prej tyre po përqipen të qetësojnë turmën./Dosja.al

43 MINUTA ME PARE

Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Reagon PDK: Aktgjykim i padrejtë dhe i papranueshëm, beteja për drejtësi vazhdon deri në fund

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Foto ilustruse

KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës  ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ku trupa gjykuese dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet socile, PDK shprehet se aktgjykimi ishte i padrejtë dhe i papranueshëm, por beteja për drejtësi do të vazhdojë deri në fund.

PDK e cilëson aktgjykimin si një padrejtësi e madhe, sepse mbështetet në pretendime e materiale të ushqyera ndër vite nga aparati shtetëror dhe propaganda e Serbisë për ta kriminalizuar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tyre, vendimi i sotëm është një goditje e rëndë për luftën e UÇK-së, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.

Në fund, PDK shprehet se ajo do të qëndrojë përherë në mbrojtje të së vërtetës historike, të dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të atyre që morën mbi vete barrën e lirisë së Kosovës. Kjo duke shtuar se, ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. 

Reagimi i plotë

Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën, zhgënjimin dhe kundërshtimin e saj për aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sot në Hagë u godit rëndë e drejta e popullit tonë që luftoi për liri, mbijetesë dhe çlirim nga regjimi shtetëror serb që vrau, dëboi dhe terrorizoi shqiptarët e Kosovës. Për ne, ky aktgjykim është një padrejtësi e madhe, sepse mbështetet në pretendime e materiale që i konsiderojmë të fabrikuara dhe të ushqyera ndër vite nga aparati shtetëror dhe propaganda e Serbisë për ta kriminalizuar luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky aktgjykim mund të jetë shkruar në Hagë. Por historia e Kosovës është shkruar këtu, me sakrificë, gjak dhe luftë për liri. Dhe ajo nuk rishkruhet sot.

Historia jonë është shkruar nga populli ynë që luftoi për mbijetesë, nga mijëra dëshmorë e martirë, nga qindra mijëra qytetarë të dëbuar prej shtëpive të tyre dhe nga një aleancë historike me botën demokratike që, në vitin 1999, i dha fund represionit dhe spastrimit etnik të regjimit serb në Kosovë. Agresori ishte Serbia. Viktima ishte Kosova. Dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigjja e popullit tonë që kërkonte të jetonte i lirë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë aktgjykim. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk shkuan në Hagë duke ikur nga drejtësia. Ata iu përgjigjën asaj vullnetarisht, me besimin se e vërteta do të triumfonte.

Prandaj, vendimi i sotëm është një goditje e rëndë për luftën e UÇK-së, lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës. Sot, qytetarët e Kosovës ndihen të lënduar dhe të zhgënjyer nga ky aktgjykim i padrejtë. PDK do ta kundërshtojë këtë aktgjykim me argumente, me të gjitha mjetet demokratike dhe në çdo forum ku duhet mbrojtur e vërteta për luftën e Kosovës. Për ne, lufta e UÇK-së ishte e drejtë, mbrojtëse dhe çlirimtare. Dhe njerëzit që udhëhoqën luftën dhe proceset politike që sollën lirinë dhe shtetin e Kosovës nuk mund të fshihen nga historia me një vendim gjyqësor. Sot është një ditë e rëndë për Kosovën. Por sot nuk përfundon as historia, as beteja për të vërtetën.

Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë përherë në mbrojtje të së vërtetës historike, të dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të atyre që morën mbi vete barrën e lirisë së Kosovës. Ky aktgjykim nuk është fjala e fundit. Ne për drejtësinë do të luftojmë deri në fund dhe për të vërtetën nuk do të heshtim kurrë. Heronjtë tanë të luftës dhe paqes nuk do t’i lëmë kurrë vetëm. Beteja vazhdon, me ta dhe për ta, deri në lirimin e tyre./Dosja.al

48 MINUTA ME PARE

Haga dënon Kosovën/ Gucati: Nuk duhet t’i humbim shpresat, mbetet apeli

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Hysni Gucati

HAGË- Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, e ka dënuar ashpër aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar Gjykatën Speciale si gjykatë të tmerrshme dhe kriminale. Duke folur pas vendimit, Gucati u shpreh se shpresat tani mbeten te procesi i apelit.

“Sot gjykata arriti të kënaqë Serbinë dhe Rusinë me këto dënime”, tha Gucati./Dosja.al

50 MINUTA ME PARE

"E papranueshme"/ Bardhi pas vendimit të Hagës: Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për lirinë e Kosovës

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Bardhi e ka cilësuar këtë vendim si të paranueshmë dhe të pabesueshëm.

Ai deklaroi se akush nuk mund ta ta bëjë pis luftën e drejtë për lirinë e Kosovës. Më tej, ai shkruan se kjo është një ditë e rëndë për kombin shqiptar dhe akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Kjo duke shtuar se shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj padrejtësie.

Reagimi i plotë

E PABESUESHME!

E PAPRANUESHME!

Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj PADREJTËSIE DHE TURPI TË NJERËZIMIT! Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për LIRINË E KOSOVËS. Përjetësisht me UÇK-në!./Dosja.al

54 MINUTA ME PARE

“Nuk do të na thyejë”/ Vajza e Jakup Krasniqit reagon pas dënimit me 25 vjet: Padrejtësia më e madhe e këtij shekulli

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Gresë Krasniqi

KOSOVË- Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila e dënoi babain e saj me 25 vjet burgim. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Krasniqi e ka cilësuar vendimin si të padrejtë, duke shprehur zhgënjimin e saj me aktgjykimin.

“Sot, në qytetin e drejtësisë, ndodhi padrejtësia më e madhe e këtij shekulli”, ka shkruar ajo.

Krasniqi ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke pretenduar se vendimi është politik dhe se, sipas saj, ai e dëmton imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka përmendur edhe faktin se Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së, duke e krahasuar rastin e tij me atë të Ivica Daçiqit, i cili në atë kohë ishte zëdhënës i forcave serbe.

“Në këtë gjykatë të padrejtë, sot u dënua zëdhënësi i UÇK-së, ndërsa homologu i tij i atëhershëm, Ivica Daçiq, vazhdon të jetë i lirë dhe të jetojë krejt mirë në Beograd. Ky është veç një tjetër tregues i qartë për natyrën paragjykuese dhe politike të po kësaj politike”, ka shkruar Krasniqi.

Ajo ka thënë se vendimi e ka lënduar dhe zhgënjyer, por se nuk do ta ndryshojë bindjen e saj për pafajësinë e babait të saj.

“Unë jetoj dhe do të vdes me bindjen time të plotë në pafajësinë dhe çiltërsinë e babait tim, Hashimit, Kadriut dhe Rexhës. Krenaria mbetet. E vërteta mbetet. Ne do ta vazhdojmë luftën për liri dhe drejtësi!”, shkroi ajo./Dosja.al

57 MINUTA ME PARE

FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje

PRISHTINA- Gjykata në Hagë ka dënuar ditën e sotme me 81 vite burg në total, katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Qytetarët e mbledhur në Prishtinë e kanë pritur vendimin me lot në sy, ndërsa kanë nisur edhe protestat masive. Nën thirrjet "Marre", ata kanë kundërshtuar vendimin duke e cilësuar ata si të padrejtë. Pas kësaj ata mbajtën një minutë heshtje dhe vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit./Dosja.al

57 MINUTA ME PARE

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Ish-kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur me dënimet në Hagë. Përmes një videoje të postuar në Facebook, ai tha se vendimi i sotëm me dënim për udhëheqësit e UÇK-së është i papranueshëm dhe i padrejtë.

“Jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës vendim dënues për UÇK-në. Vendimi i sot i papranueshëm dhe i padrejtë”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

VIDEO/ Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Pamje

PRISHTINË- Protesta masive kanë nisur në Prishtinë pas shpalljes së vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë. Ish-krerët e UÇK-së u dënuan në total me 81 vite burg, vendim i cili ka ndezur revolta masive në kryeqytetin e Kosovës. Nën thirrjet “UÇK, UÇK”, dhe duke përmendur emrat e ish-krerëve të UCK-së, qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë kundër këtij vendimi. 

Hashim Thaçi u shpall fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Jakup Krasniqi është dënuar po ashtu me 25 vjet, për disa vepra të krimeve të luftës, Kadri Veseli me 18 vite dhe dhe Rexhep Selimi me 13 vjet heqje lirie./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Konjufca: Vendim i padrejtë dhe i pamerituar

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Glauk Konjufca

KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së si të trishtë. Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me vendimet e shpallura nga trupi gjykues.

“Gjykim i tmerrshëm për Kosovën, për luftën tonë çlirimtare. Kjo është vepër e armiqve tanë, s’e kam besuar se një gjykatë që flet në emër të popullit të Kosovës të marrë vendim të tillë. Është e trishtueshme, e padrejtë, e pamerituar. Do të jetë dëm shumë i madh, edhe për narracionin tonë, edhe për shtetin e Kosovës”, tha Konjufca pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Haga dha dënimet për ish-krerët e UÇK-së, reagon Rama: Marre!

Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë dha dënimet për katër ish-krerët e UÇK-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky është një vendim i turpshëm. 

"Marre", shkruan shkurt Rama./Dosja.al

haga denon kosoven

Sondazh

Poll

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, policia shoqëron disa prej tyre...

Protestuesit zhvillojnë tubim në ditën e parë të shkollës, shoqërohen disa prej tyre

Aktivisti Arben Kola: Nga nesër mbledhja në sheshin “Skënderbej” nis në orën 18:30

Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, qytetari: U soll si sulltan, u tha qepeni gojën

Dita e 106-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Rama në Berat: Çfarë lidhje ka distanca?, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Digjet një banesë në lagjen Kastriot të Fushë-Krujës, shkak një luhatje e energjisë elektrike

Egla Ceno rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama në Berat: Nuk pati provokime nga ana jonë

Ermal Nufi në kontraditë me veten pasi dolën përgjimet e Roni Yeffet: Zhvillimi i industrisë...