BOTA /

Frika për trazira pas dënimit të liderëve të UÇK, Haradinaj thirrje për qetësi: Kosovën ta ruajmë!

'Beteja duhet fituar në shkallën e dytë'-u shpreh Haradinaj.

Shkruar nga Versus

Frika për trazira pas dënimit të liderëve të

Ish-kryetari i AAK, Ramush Haradinaj bëri thirrje ndaj shqiptarëve të Kosovës që të kujdesen për vendin, ndërsa e quajti të papranueshëm vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin e 4 liderëve të UÇK.

“Të dashur shqiptarë kudo që ndodheni. Vendimi me dënim për udhëheqësit e UÇK është i papranueshëm. Ushtria e Kosovës bëri luftë çlirimtare. Kjo betejë duhet të fitohet në shkallën e dytë. Kosovën, ta ruajmë. Për Kosovën dhanë jetën njerëzit më të çmuar të vendit tonë. Nuk kemi atdhe tjetër, nuk kemi vend tjetër. Ju ndihmojmë armiqve nëse e dëmtojmë npronën e Kosovës, jetën e njerëzve tonë. Nëse e shkatërrojmë Kosovën, në çdo mënyrë ju ndihmojmë armiqve”- tha Haradinaj. Versus.al

 
Poll