Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur çmimi i naftës ka arritur në 229 lekë për litër dhe benzina 219 lekë, qeveria rikthen Bordin, për të caktuar çmimet e karburantit në vend
“Afati është deri në përfundimin e vlerësimit tonë mbi nevojën për të pasur bordin”, tha Ibrahimaj.
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se paralelisht, do të ulet me 20% edhe akciza për karburantin sa herë që çmimi i naftës me pakicë do të kalojë 220 lekë për litër, dhe i benzinës mbi 200 lekë.
“Duke qenë se kemi marrë një vendim paraprakisht, ku sa herë çmimi të kalojë 220 lekë, ne do të aktivizojmë një mekanizëm, për reduktimin e akcizës me qëllim që çmimi të reduktohet, mekanizmi i vetëm me të cilin ne mund të aktivizonim këtë mekanizëm, ishte ringritja e bordit të Transparencës”. tha Ibrahimaj.
Me këtë reduktim vlera e akcizës në një litër naftë dhe benzinë ulet në 31.5 lekë nga 38.8 lekë që është kjo taksë.
Përveç akcizës, ulet automatikisht edhe TVSH-ja që është taksa fundore që paguhet në një litër naftë. Në tre muaj që ishte në fuqi Bordi i transparencës nga marsi deri në qershor, ndërhyri në treg 37 herë.
Gjithashtu qeveria ka miratuar edhe projektligjin për rezervën e sigurisë hidrokarbure, duke e kaluar nga privati, te shteti.
“Mbajtja e rezervës së hidrokarbureve është kur në treg ka pasiguri për produktin, apo kur produktet në treg mungojnë. Ky ligj i ri krijon detyrimin e ruajtjes së rezervës, duke e menaxhuar dhe e hedhur herë pas here në treg për të mos humbur cilësitë ekonomike”, tha ministri i Energjetikës, Enea Kakaraçi.
Rezerva e naftës duhet të garantojë për të paktën 90 ditë furnizim, ndërsa detajet e sigurimit të sasisë së naftës do të caktohen me VKM. Kjo rezervë shtetërore do të menaxhohet, administrohet, magazinohet dhe shitet nga Autoriteti për Rezervën e Sigurisë të Naftës.
-
Turp shume turp Shqipnia,Mali zi ka cmime karburantit shume mira.Nafta (Eurodiesel): Kushton 1.90 €/litër (përafërsisht 176 lekë).Benzina Eurosuper 95: Kushton 1.72 €/litër (përafërsisht 160 lekë).Benzina Eurosuper 98: Kushton 1.76 €/litër (përafërsisht 163 lekë).Krahasuar me Shqipërinë (ku nafta tregtohet rreth 229 lekë ose ~2.46 €), furnizimi në Malin e Zi është dukshëm më i lirë me rreth 0.50 deri në 0.70 euro më pak për çdo litër. Qeveria malazeze ka aplikuar ulje të njëpasnjëshme të akcizës për të frenuar rritjen e çmimeve nga bursa
Përgjigju -
Pse nuk te habit Çeti qe s'gopet me leket tona dhe magjistratet po?
Përgjigju -
Tallje mendereje me pak fjale
Përgjigju











Komente
Komento