16 Shtator 2026, 12:39
Nga I.A
UÇK
KOSOVË- Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se UÇK-ja nuk ka qenë kurrë ndërmarrje kriminale tek e ka kundërshtuar dënimin e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Specialja me seli në Hagë dënoi të mërkurën Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 e Rexhep Selimin me 13.
Ata u dënuan për krime lufte, pasi Gjykata tha se kanë funksionuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale.
“Hedhim poshtë kategorikisht dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky aktgjykim godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe lëndon çdo familje që dha bijtë dhe bijat për lirinë e Kosovës. UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale. Ishte rezistenca e organizuar e një populli përballë pushtimit, dëbimit dhe masakrës, e vetmja përgjigje që i kishte mbetur një kombi të dënuar me zhdukje. Ajo sakrificë ndërtoi shtetësinë, sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Asnjë institucion, kudo qoftë, nuk ka autoritetin moral ta nxjerrë në gjyq këtë të vërtetë. Asnjë vendim nuk mund ta rishkruajë luftën tonë çlirimtare apo të njollosë ata që luftuan për liri. E vërteta e UÇK-së nuk është çështje interpretimi gjyqësor, është historia e jetuar e një populli që e fitoi shtetin me gjak. Që në fillim e kemi quajtur politike këtë gjykatë dhe procesi na dha të drejtë. Është turp për drejtësinë ndërkombëtare, një njollë që do të mbetet gjatë dhe që tregon se si është trajtuar lufta jonë çlirimtare dhe sakrifica e popullit tonë”, thuhet në reagim të OVL-së./Dosja.al
organizata e veteranëve të luftës uck haga denon kosoven
Aktualitet
16 Shtator 2026, 12:38
Foto ilustruse
LAJM I FUNDIT/ Rritja e ndjeshme e çmimit të karburanteve, ringrihet sërish Bordi i Transparencës...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 12:24
E.d
Pamje
HAGA- Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë është pritur me revoltë dhe pakënaqësi, pasi trupa gjykuese dë...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 12:09
I.A
Gresë Krasniqi
KOSOVË- Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë,...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 12:06
E.d
Pamje
PRISHTINA- Gjykata në Hagë ka dënuar ditën e sotme me 81 vite burg në total, katër ish-krerët e UÇ...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 11:55
E.d
Pamje
PRISHTINË- Protesta masive kanë nisur në Prishtinë pas shpalljes së vendimeve të Gjykatës Speciale në Hag&eum...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 10:43
I.A
Visa Infinite
Në një kohë kur tendencat moderne të stilit të jetesës po ridimensionojnë mënyrën sesi jetojm&eu...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 10:35
E.d
Pamje
PRIZREN- Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur tashmë në Gjykatën e Specializuar në Hagë, n...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 09:59
E.d
Pamje
PRISHTINA- Qindra qytetarë janë mbledhur në Prishtinë dhe po presin nën ankth nisjen e seancës ndaj ish-krerëve t&...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 09:50
E.d
Gani Thaçi
HAGA- Seanca ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së pritet të nis për pak minuta në Hagë, n...
Aktualitet
16 Shtator 2026, 09:39
E.d
Altin Krasniqi
HAGA- Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi ka deklaruar se beson se katër ish-krerët e UÇK-së do të ...