Begaj për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Trishtim i thellë, liria ka emër

16 Shtator 2026 | 12:44

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai shprehet se vendim i sotëm është një trishtim i thellë dhe shtoi se për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në.

“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie.

Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër”, shkruan Begaj.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vendimi i Gjykatës Speciale, mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së përplasen me policinë në Hagë (VIDEO)

Përleshje mes mbështetësve të UÇK-së dhe policisë kanë shpërthyer në Hagë, pas vendimit të marrë nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit...
12:38 | 16/09/2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Haxhiu: Lajm tronditës për Kosovën, aktgjykimet nuk e rishkruajnë dot historinë

Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si lajm tronditës për Republikën vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime...
12:33 | 16/09/2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagojnë kryetarët e Grupit Parlamentar të PS dhe PD: Padrejtësi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të...
12:24 | 16/09/2026