web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

81 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së/ Politika në Shqipëri dënon vendimin e Hagës

16 Shtator 2026, 12:46, Politikë CNA

81 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së/ Politika në

Politika në Shqipëri ka dënuar vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës për dënimin me 81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së. Presidenti Bajram Begaj është shprehur në reagimin e tij se për shqiptarët askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në.

“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër!”, shprehet Begaj.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e cilësoi vendimin si të padrejtë, duke theksuar se historia dhe kontributi i UÇK-së në çlirimin e Kosovës nuk mund të zhbëhen nga asnjë vendim gjyqësor.

“Ky vendim sot nuk është drejtësi. Nuk çbëhet dot historia e lavdishme e UÇK-së kështu. Padrejtësi. Shqiptarët duhet të mbrojnë UÇK-në. Duhet të mbrojmë lirinë dhe çlirimtarët nga ky vendim i padrejtë. Duhet të gjejmë të gjitha rrugët juridiko-ligjore të çbërjes së këtij vendimi, sepse duhet të mbrojmë me çdo kusht identitetin tonë si komb”, thuhet në postimin e Ballës.

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, thekson se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çliroi një vend nga Beogradi. Gjithashtu shton se asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon dot historinë.

"Lufta e UÇK ishte e drejtë dhe çliroi një vend nga thundra kriminale e çnjerëzore e Beogradit. Asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon dot historinë! Akuzat e padrejta, të montuara duhen çmontuar në Apel. Liria ka emër! Lavdi UÇK!", shprehet Këlliçi. 

Edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësur vendimin të papranueshëm, ndërsa shton se e sotmja është ditë e rëndë për kombin shqiptar.

“E PABESUESHME! E PAPRANUESHME! Ditë e rëndë për kombin shqiptar, por akoma më e rëndë për njerëzimin dhe botën demokratike. Shqiptarët janë edhe më të fortë pas kësaj PADREJTËSIE DHE TURPI TË NJERËZIMIT! Askush nuk mund ta bëjë pis luftën e drejtë për LIRINË E KOSOVËS. Përjetësisht me UÇK-në”, thotë Bardhi.

Menjëherë pas dhënies së dënimit reagoi dhe kreu i qeverisë, Edi Rama i cili tha se dënimi i ish-krerëve të UÇK-së është “turp”. /CNA





Lajmet e fundit nga