
Qeveria ka rikthyer Bordin e Transparencës pas rritjes së vazhdueshme të çmimit të naftës dhe benzinës duke e bërë Shqipërinë vendin me karburantet më të shtrenjta në rajon dhe Evropë.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se bordi nuk ka një afat për mbylljen dhe se do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e çmimit.
“Ligji na lejon që nëpërmjet shpalljes së gjendjes së posaçme, ne mund ta ngremë bordin dhe nuk ka një afat për mbylljen e tij. Kur situate duket se është e qëndrueshme dhe kemi një ristabilizim të çmimit, atëherë nuk ka nevojë për mekanizma monitorues shtesë”- tha Ibrahimaj. Versus.al
Bonusi i pensionistëve, Ibrahimaj: Do të dyfshohet nga 1 janari 2027
Nafta në Shqipëri 45% më e shtrenjtë se në rajon, shkak taksat

