Vëllai i Jakup Krasniqit ka reaguar me lot në sy pas dënimit me 25 vjet burgim të ish-kryeparlamentarit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Për Klan Kosovën, ai e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe ka thënë se nuk i beson më procesit gjyqësor.
“Kam qenë skeptik edhe më herët, po tani nuk mundem t'i besoj asnjë fije, për arsye se dënohen njerëz veç me fjalë, me dëshmitarë të rrejshëm. Është e pakuptimtë, por nuk është në dorën tonë. Por më e keqja është që po bëhet në emër të popullit të Kosovës. Për keqardhje, por nuk mund t’i ndryshojmë”, u shpreh ai me lot në sy.
Lajmi kryesor:
Dënimi i liderëve të UÇK-së, Shqipëria e Kosova njëzëri: Vendim i papranueshëm! Kurti: Nuk përfaqëson vullnetin e popullit! Rama: Marre










