AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe liderët e UÇK-së dënohen për krime lufte

Gjykata Speciale e Kosovës dënoi të mërkurën krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte ndaj civilëve. Vendimi u prit me zhgënjim të madh në Prishtinë, ku mijëra vetë protestuan për lirimin e të akuzuarve, të cilët konsiderohen heronj të luftës kundër represionit serb në Kosovë

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
21 seconds më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
prishtine 16.09.2026 foto lsa
Prishtinë 16 shtator 2026, qytetarët duke ndjekur dhënien e vendimit në shesh. Foto: LSA

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën të mërkurën vendimin për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-komandantë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ish-Presidenti Thaçi u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vite burg. Sipas gjykatës, ai u gjet fajtor për krime që përfshinin vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm në rolin e tij si një komandant i lartë i UÇK-së.

Vendimi i deklaruar nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, e shpalli Thaçin përgjegjës për vdekjen e 96 personave që ishin konsideruar si bashkëpunëtorë të forcave serbe të sigurisë gjatë konfliktit në Kosovë.

Thaçi është një ndër figurat më të rëndësishme politike të shtetit të ri të Kosovës, duke shërbyer si kryeministër e më pas si president i vendit pas çlirimit nga forcat serbe dhe shpalljes së pavarësisë.

Edhe krerët e tjerë të UÇK-së u dënuan me burg për krime të ngjashme përkatësisht 25 vite për Jakup Krasniqin, 18  vite për Kadri Veselin dhe 13 vite burg për Rexhep Selimin.

Thaçi dhe tre komandantët e tjerë kanë deklaruar se janë të pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre.

Para shpalljes së dënimeve, trupi gjykues i shpalli ata të pafajshëm për gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit, duke vlerësuar se Prokuroria nuk kishte provuar përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të përhapur ose sistematik ndaj popullsisë civile.

Mijëra qytetarë e ndoqën dhënien e vendimit në sheshin kryesor të Prishtinës, ndërkohë që pankarta gjigante me fotot e ish-komandantëve të UÇK-së u vendosën në hapësirat publike të qytetit.

Të dielën një marshim masiv mbushi rrugët e këtij qyteti në mbështetje të 4 të akuzuarve, të cilët konsiderohen heronj të luftës për liri.

Dhomat e Specializuara u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës për të hetuar krimet e pretenduara të anëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në vitet 1998-2000.

Etiketa: Gjykata Speciale e KosovësHageHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKosovaRexhep Selimi
prishtine 16.09.2026 foto lsa

Ish-presidenti Hashim Thaçi dhe liderët e UÇK-së dënohen për krime lufte

13:07 | 16/09/2026
lefter koka

Apeli i Posaçëm riçel gjykimin për pasurinë e Lefter Kokës

11:33 | 16/09/2026
motorized wheelchair 952190

A mund ta bëjë BE-ja Shqipërinë një vend më të aksesueshëm?

06:42 | 16/09/2026
zijvbhn 2026080319582017

Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

16:47 | 15/09/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Rama merr 245 aplikime për të punuar me “agjencinë e propagandës së regjimit”

13:08 | 15/09/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

“Revanshi”: Shtatë të pandehur dënohen me 50 vjet burg

12:51 | 15/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.