
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se UÇK-ja nuk ka qenë kurrë ndërmarrje kriminale tek e ka kundërshtuar dënimin e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Specialja me seli në Hagë dënoi të mërkurën Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 e Rexhep Selimin me 13. Ata u dënuan për krime lufte, ndërsa Gjykata tha se kanë funksionuar si ndërmarrje e përbashkët kriminale.
“Hedhim poshtë kategorikisht dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ky aktgjykim godet luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së dhe lëndon çdo familje që dha bijtë dhe bijat për lirinë e Kosovës. UÇK-ja nuk ishte kurrë ndërmarrje kriminale. Ishte rezistenca e organizuar e një populli përballë pushtimit, dëbimit dhe masakrës, e vetmja përgjigje që i kishte mbetur një kombi të dënuar me zhdukje. Ajo sakrificë ndërtoi shtetësinë, sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Asnjë institucion, kudo qoftë, nuk ka autoritetin moral ta nxjerrë në gjyq këtë të vërtetë. Asnjë vendim nuk mund ta rishkruajë luftën tonë çlirimtare apo të njollosë ata që luftuan për liri. E vërteta e UÇK-së nuk është çështje interpretimi gjyqësor, është historia e jetuar e një populli që e fitoi shtetin me gjak. Që në fillim e kemi quajtur politike këtë gjykatë dhe procesi na dha të drejtë. Është turp për drejtësinë ndërkombëtare, një njollë që do të mbetet gjatë dhe që tregon se si është trajtuar lufta jonë çlirimtare dhe sakrifica e popullit tonë”, thuhet në reagim të OVL-së.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
16 Shtator13:01
“Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës’”/ Avokati i Hashim Thaçit apel: Kuvendi të heqë mbështetjen për tribunalin
Avokati i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë, duke shprehur kritika të...
KOSOVA
16 Shtator13:01
Kadri Veseli u dënua me 18 vite burg/ “Dëshmitë s’u paraqitën”, avokati: Ditë e keqe për Kosovën! Do të ndjekim procedurat!
Avokati i Kadri Veselit, Rodni Dikson pohoi se mbrojtja do të reagojë pas vendimit të fundit, duke shqyrtuar procedurat që mund të nd...
KOSOVA
16 Shtator12:59
“Djemtë dhe vajzat e UÇK-së mbrojtën pragun e shtëpisë”/ Gjyqi në Hagë, LDK thirrje partive: Të bëhemi bashkë! Momenti i vështirë për Kosovën
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtris&e...
KOSOVA
16 Shtator12:52
Dënimi i komandantëve të UÇK-së, jehonë në mediat ndërkombëtare
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për dënimin me gjithsej 81 vite burg për komandantët e UÇK-së Hashim Tha&cced...
KOSOVA
16 Shtator12:48
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Presidenti Begaj: Trishtim i thellë! Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare t...
KOSOVA
16 Shtator12:39
VIDEO/ Tension jashtë gjykatës speciale në Hagë, policia shoqëron disa prej mbështetësve të ish-krerëve të UÇK-së
Pas dhënies së dënimit në Gjykatën Speciale në Hagë, situata është tensionuar në ambientet e jashtme të...
KOSOVA
16 Shtator12:36
“Jo në emrin tim”, Gold AG reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rex...
KOSOVA
16 Shtator12:34
Trishtim dhe lot për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Lot dhe pikëllim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Us...
KOSOVA
16 Shtator12:31
Vendimi i Hagës, reagon PDK: Historia e Kosovës nuk rishkruhet me një aktgjykim! Është shkruar me gjak dhe luftë për liri
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...
KOSOVA
16 Shtator12:24
81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së, publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Speciale në Hagë
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka shpallur sot aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaç...