
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur shqetësim të thellë për vendimin dhe dënimet e dhëna.
LDK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi, maturi dhe përgjegjësi, duke theksuar se liria dhe pavarësia e Kosovës janë rezultat i sakrificës së brezave, rezistencës politike e paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, luftës së UÇK-së, si dhe mbështetjes së SHBA-së dhe NATO-s.
“Djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbrojtën pragun e shtëpisë”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Sipas LDK-së, asnjë aktgjykim, përfshirë edhe atë të shpallur sot, nuk mund ta zhbëjë atë që partia e cilëson si të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Në reagim përmenden edhe krimet e kryera nga regjimi i Serbisë gjatë luftës, përfshirë vrasjen e civilëve, dhunën, dëbimet dhe shkatërrimin e vendbanimeve.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka ritheksuar ndërkohë përkushtimin e saj ndaj shtetit të së drejtës dhe ka mbështetur shterimin e të gjitha kanaleve ligjore të ankimit, përfshirë edhe procesin në shkallën e dytë.
Partia u ka bërë thirrje gjithashtu përfaqësuesve politikë që të tregojnë përgjegjësi në deklaratat dhe veprimet e tyre, duke shmangur çdo nxitje të tensioneve.
“U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike t’i lëmë mënjanë ndasitë dhe të qëndrojmë bashkë për ta përballuar këtë periudhë të vështirë për Kosovën”, thuhet në reagim.
Në përfundim, LDK-ja e cilëson UÇK-në si “pjesën më krenare të historisë moderne të popullit tonë; dje, sot e përjetësisht”.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
16 Shtator12:52
Dënimi i komandantëve të UÇK-së, jehonë në mediat ndërkombëtare
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për dënimin me gjithsej 81 vite burg për komandantët e UÇK-së Hashim Tha&cced...
KOSOVA
16 Shtator12:48
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Presidenti Begaj: Trishtim i thellë! Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk e njollos UÇK-në
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare t...
KOSOVA
16 Shtator12:39
VIDEO/ Tension jashtë gjykatës speciale në Hagë, policia shoqëron disa prej mbështetësve të ish-krerëve të UÇK-së
Pas dhënies së dënimit në Gjykatën Speciale në Hagë, situata është tensionuar në ambientet e jashtme të...
KOSOVA
16 Shtator12:36
“Jo në emrin tim”, Gold AG reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rex...
KOSOVA
16 Shtator12:34
Trishtim dhe lot për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Lot dhe pikëllim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Us...
KOSOVA
16 Shtator12:31
Vendimi i Hagës, reagon PDK: Historia e Kosovës nuk rishkruhet me një aktgjykim! Është shkruar me gjak dhe luftë për liri
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...
KOSOVA
16 Shtator12:24
81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së, publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Speciale në Hagë
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka shpallur sot aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaç...
KOSOVA
16 Shtator12:16
Vendimi i Speciales në Hagë/ Qytetarët kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK: Jo në emrin tim!
Pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënim ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Se...
KOSOVA
16 Shtator12:12
Ditë e zezë për Kosovën/ Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi shpallen fajtorë për krime lufte
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, dëgjuan sot vendimin në seancën e dh...