Avokati i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë, duke shprehur kritika të forta për procesin gjyqësor.
Prosper tha se provat e paraqitura gjatë procesit nuk janë dëgjuar dhe nuk janë marrë në konsideratë në mënyrën që, sipas tij, duhej të ishin.
Ai bëri gjithashtu një apel drejtuar Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që të rishikohet mbështetja institucionale për tribunalin.
Avokati tregoi edhe reagimin e tij emocional gjatë momentit të shpalljes së vendimit, duke thënë se “goditi kokën me grushte kur gjykatësi shqiptoi fjalët “Në emër të popullit të Kosovës””.
Sipas Prosper, vendimi i dhënë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si janë vlerësuar provat dhe zhvilluar procesi.
“Sot dëshmuam një shkelje të drejtësisë. Është e qartë për mua dhe për ne se vendimi ishte i paracaktuar”.
Në Tribunalin e Hagës kemi parë histori. Kemi parë gjeneralin Clark, Jamie Rubin, Chris Hill dhe njerëzit që ishin atje dhe ndanë eksperiencën e tyre me ne. Ata e bënë të qartë se Thaçi nuk ishte në krye. Por ajo që dëgjuam sot është se Gjykata rishkroi historinë”.
Ata po thonë që NATO bëri partneritet të qëllimshëm me një ‘ndërmarrje kriminale’”,
“Lufta për drejtësi do të vazhdojë”, ka deklaruar Prosper.














