Osmani: UÇK mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë, dje, sot e përjetësisht

16 Shtator 2026 | 13:11

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Osmani shkruan se UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit të Kosovës. Ajo shkruan se populli i Kosovës u ngrit kundër krimeve dhe në mbrojtje të pragut të shtëpisë. Sipas saj shteti i pavarur e sovran i Kosovës është amanet i përbashkët.

“UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë: dje, sot e përjetësisht! Mbi 13 mijë njerëz janë vrarë nga Serbia gjenocidale gjatë luftës në Kosovë. Prej tyre, rreth 10 mijë ishin civilë të masakruar, ndërsa më shumë se 1500 ende mbesin të zhdukur me dhunë dhe në varreza masive. Dhunimet seksuale, torturat çnjerëzore, vrasjet e fëmijëve dhe krimet e tjera të llahtarshme të Serbisë ende mbesin pa përgjigje nga drejtësia ndërkombëtare; ndërkaq, Serbia vazhdon t’i mohojë krimet dhe t’i shpërblejë kriminelët.

Populli i Kosovës u ngrit pikërisht kundër këtyre krimeve dhe në mbrojtje të pragut të shtëpisë. UÇK-ja ishte ushtria e popullit të Kosovës; ishte betimi i përgjakur i njerëzve të shtypur që donin çlirimin e atdheut të tyre. Prandaj, sot e përgjithmonë, do ta mbrojmë drejtësinë e luftës sonë çlirimtare. Shteti i pavarur e sovran i Kosovës është amaneti ynë i përbashkët”, shkruan Osmani.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dënimi me 18 vjet burgim, avokati i Veselit: Ditë e keqe për drejtësinë ndërkombëtare, vendimin do ta dërgojmë në Apel

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, e ka konsideruar zhgënjyes vendimin dënues të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha...
13:08 | 16/09/2026

Gucati pas vendimit në Hagë: Gjykatë kriminale, dënon pa argumente. Shpresa nuk humb

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati pa vendimit të dhënë këtë të mërkurë nga Gjykata Speciale në Hagë ka reaguar për mediat. Ai theksoi se gjykata e...
13:00 | 16/09/2026

Begaj për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Trishtim i thellë, liria ka emër

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Ai shprehet se vendim i...
12:44 | 16/09/2026