Pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme: Diferenca të pajustifikuara dhe jo harmonike
Prokuroria e Përgjithshme këtë të mërkurë i përcolli nëpërmjet një shkrese zyrtare, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, qëndrimin e saj mbi projektligjin për pagat e magjistratëve. Në qëndrimin e saj Prokuroria shprehet se ky projektligj krijon diferenca të pajustifikuara dhe jo harmonike mes niveleve të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive.
“Në mungesë të një drafti formal të përcjellë zyrtarisht për konsultim, bazuar në përmbajtjen e projektligjit të publikuar në muajin korrik 2026 në faqen zyrtare të Kuvendit, si dhe në diskutimet publike të zhvilluara, vlerësojmë se projektligji ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’’, në parim nuk garanton zbatimin e plotë dhe efektiv të Vendimit nr.15, datë 17/02/2026 të Gjykatës Kushtetuese dhe standardet kushtetuese të përcaktuara në të.
Ky projektligj krijon diferenca të pajustifikuara dhe jo harmonike mes niveleve të ndryshme të gjykatave dhe prokurorive”, thuhet në njoftim.
Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj njofton ringritjen e Bordit të Transparencës
Rama në Korçë për reformën territoriale, Maliqi në qendër të diskutimit
Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë në Tiranë, Policia ndërhyn për të liruar rrugën
- 13:11 Osmani: UÇK mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë, dje, sot e përjetësisht
- 13:08 Dënimi me 18 vjet burgim, avokati i Veselit: Ditë e keqe për drejtësinë ndërkombëtare, vendimin do ta dërgojmë në Apel
- 13:00 Gucati pas vendimit në Hagë: Gjykatë kriminale, dënon pa argumente. Shpresa nuk humb
- 12:53 Vengu kundër vendimit të Gjykatës Speciale: “Strehë e padrejtësisë”, kërkon rrëzimin e dënimeve në apel
- 12:45 Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj njofton ringritjen e Bordit të Transparencës
- 12:44 Begaj për dënimin e ish-krerëve të UÇK: Trishtim i thellë, liria ka emër