Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Gjykatë poltike”, Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Meta: Ditë shumë e trishtuar për të gjithë shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
“Gjykatë poltike”, Dënimi i ish-krerëve të
Ish-krerët e UÇK-së

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me dënimin, në total me 81 vite burgim, të ish-krerëve të UÇK-së nga Specialja në Hagë, duke e qujatur këtë të mërkurë si ditë të trishtuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Në një posttim në Facebook, Meta shkruan se lufta e shkëlqyer e Kosovës për çlirim, meriton vetëm piedestalin e krenarisë patriotike dhe jo bankën e akuzës dhe dënime absurde, teksa e sheh dënimin e 4 ish-krerët e UÇK-së si politik.

Sipas ish-presidentit, dënimi i Jakup Krasniqit me 25 vite burg në moshën 75-vjeçare dhe me probleme shëndetësore, përkthehet në dënim me burgim të përjetshëm.

“Pavarsinë e Kosovës, të njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka gjykatë, që e ndryshon dhe e zhbën dot kurrë” thekson ai.

Postimi i plotë:

Ditë shumë e trishtuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Lufta e shkëlqyer e Kosovës për çlirim, meriton vetëm piedestalin e krenarisë patriotike dhe jo bankën e akuzës dhe dënime absurde, qartazi politike.

Dënimi realisht me burgim të përjetshëm i mësuesit dhe intelektualit, Jakup Krasniqit, me moshë 75-vjecare dhe me probleme të rënda shëndetësore, që ka përdorur gjithmonë vetëm penën dhe fjalën, po aq sa kasapi i Ballkanit, Mlladiç është dëshmia më e rëndë e absurditetit të këtij vendimi politik të dhënë gjoja në emër të popullit të Kosovës.

Vendin e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka vendosur përjetësisht historia.

Pavarsinë e Kosovës, të njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka gjykatë, që e ndryshon dhe e zhbën dot kurrë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese