web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si ndryshoi skema e blerjes së drejtësisë pas vendimit ndaj Erion Veliajt?!

16 Shtator 2026, 13:28, Aktualitet CNA

Si ndryshoi skema e blerjes së drejtësisë pas vendimit ndaj Erion

Prej disa muajsh ka lindur një përplasje midis ekzekutivit dhe gjyqësorit për çështjen e pagave në sistemin e drejtësisë.

Faza finale ka kaluar dje hapin e parë në Komisionin e Ligjeve. Një betejë e gjatë me një vendim të Gjykatës Kushtetuese që miratoi rritjen e pagave për magjistratët, gjyqtarët dhe prokurorët. Nga ana tjetër, qeveria bëri sikur harroi në datën 30 korrik, megjithëse afati ishte data 31 korrik e këtij viti.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorëve u mblodhën dhe miratuan vetë rritjen e pagave. Ky mund të quhet edhe një grusht shteti, sepse ata nuk mund të miratojnë rritjet e pagave të tyre. Duhet të prisnin pa diskutim Kuvendin, megjithëse reagimi duhet të ishte shumë i fortë dhe qëndrimi i tyre përballë qeverisë në zbatim të Kushtetutës, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duhet të ishte i pandalshëm.

Qeveria menjëherë me fillimin e sezonit të ri parlamentar shikoi me propozimet e vjetra, të cilat kishin të bënin me atë që CNA e ka quajtur "blerje" të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Veliaj në burg, PS rrëzon rritjen e pagave

Menjëherë sapo dje Gjykata e Lartë la në burg kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, Komisioni i Ligjeve rrëzoi propozimet e mëparshme të qeverisë.

Si ndryshoi skema e blerjes së drejtësisë pas vendimit ndaj Erion
Projektligji i depozituar më 30.7.2026

Shikoni faktet: Sipas propozimit të vjetër, anëtarët e Gjykatës së Lartë do të kishin 80 për qind rritje page për vështirësi pune, sipas nenit 1, pika 5 , shkronja “d”.

“d) shtesë për vështirësi pune, në masën 80 përqind të pagës bruto fillestare, për magjistratët që ushtrojnë funksionin pranë Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe për gjyqtarët që ushtrojnë funksionin në Gjykatën e Lartë",-shkruhet në propozim.

Si ndryshoi skema e blerjes së drejtësisë pas vendimit ndaj Erion

Në të njëjtën pikë, vijohet se “Për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, shtesa për vjetërsi llogaritet në masën 2 përqind të pagës referuese bazë për çdo vit të përvojës profesionale juridike të njohur si kusht për emërimin në këtë detyrë, por jo më shumë se 25 vjet".

Si ndryshoi skema e blerjes së drejtësisë pas vendimit ndaj Erion

Por në sistem edhe gjyqtarë që kanë më shumë vite brenda.

Nga ana tjetër, në pikën 5, pas shkronjës “d", shtohet shkronja “dh”, për një rritje shtesë prej 5 përqind për funksionin që mbajnë.

“dh. shtesë për funksionin në masën 5 përqind të pagës bruto fillestare, për Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe për gjyqtarët që ushtrojnë funksionin në Gjykatën e Lartë".

Si ndryshoi skema e blerjes së drejtësisë pas vendimit ndaj Erion

Përveç indeksimit të pagës me koeficientin 0.38, e njëjtë me pagën e presidentit, do të ishin edhe këto rritjet e tjera të vazhdueshme: 80% për anëtarët e Gjykatës së Lartë për vështirësinë, 2% për vjetërsinë për vit pune dhe 5% për pozicionin që mban.

Si ndryshoi skema e blerjes së drejtësisë pas vendimit ndaj Erion

Pra, po ta llogaritësh një gjykatës që ka mesatarisht 15 vjet apo më shumë në sistemin e Gjykatës së Lartë, do t'i shkonte paga 80% rritje plus 30% nga 2-përqindëshi vjetor në vjetërsi, që bën 110%, plus 5% e pozicionit. Pra, mund të kishte rritje pagash që fillonin nga 110% deri në 130 ose 140%, kjo sipas vjetërsisë në punë.

Por kjo nuk ndodhi. Pasi u dëgjuan magjistratët dhe përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, u rrëzua propozimi i parë. Dhe kjo u quajt si diçka normale, u kontestua nga opozita, foli dhe nënkryetari i Gjykatës së Tiranës dhe njëkohësisht Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gert Hoxha, i cili tha se kjo duket si një blerje e sistemit të drejtësisë.

Në fakt, është e njëjta tezë e artikuluar edhe nga CNA.

Por kur ndodhi?

Ndodhi pikërisht pasi iu dha vendimi i Gjykatës së Lartë për të lënë në burg Erion Veliajn.

Qeveria gati kishte shkuar me dy propozime: i pari që qe rritja 80% për vështirësinë, 2% për vjetërsinë për vit dhe 5% për pozicionin e mbajtur. Por kjo u rrëzua, sapo doli vendimi i Gjykatës së Lartë për Erion Veliajn, i cili u la në qeli, pas disa orësh diskutime, socialistët nxorën variantin e dytë, që ua hoqën anëtarëve të Gjykatës së Lartë rritjet prej 80%, prej 2% për vit dhe 5% për pozicionin e punës. Varianti i parë ishte një blerje e sistemit të drejtësisë e prova dukej çështja "Veliaj", ajo ra, erdhi në tavolinë varianti i dytë.

Kjo është ajo që ka ndodhur, a mund të jetë rastësi? Rastësia është mbreti i botës, thotë populli, por këtu jemi në një përplasje të drejtësisë me qeverinë dhe partinë që ka në burg kryebashkiakun e Tiranës, i cili nuk u lirua ditën kur diskutohej, pse dy, jo pesë; pse pesë jo shtatë.

Çdo rritje page për anëtarët e Gjykatës së Lartë u rrëzua, vetëm sapo doli vendimi ndaj Veliajt, që e la atë në qeli.

Mazhoranca ka paraqitur dy drafte; i pari me përcaktimet (e vjetra tanimë) nga projektligji dhe të gjitha këto ndryshime janë kërkuar në kohën kur në opinionin publik dikskutohen çështja e masës së sigurisë së kryebashkikakut të Tiranës, si edhe drafti i dytë me ndryshimet e reja.

Si ndryshoi skema e blerjes së drejtësisë pas vendimit ndaj Erion
Neni 1 me ndryshime
Si ndryshoi skema e blerjes së drejtësisë pas vendimit ndaj Erion
Neni 2 me ndryshime

Në media dhe në publik, drafti i propozuar u mbajt thuajse “sekret”, por dardha e ka bishtin mbrapa. Qeveria shkonte me propozime për rritjen e pagave për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Rastësia shton pyetjen a ka pasur një pazar: "Lironi Zdromsin, që të merrni shtesën në pagë?"

Erion Veliaj nuk i lirua, në Komisionin e Ligjeve doli nga sirtari varianti i ri, pagat nuk u ngritën siç ishte premtuar. Dhe thonë pastaj Mero me shokë se fajin e ka Ulsiu.

Nuk u lirua Veliaj dhe rritja e pagave nuk u krye për anëtarët e Gjykatës së Lartë./CNA 





Lajmet e fundit nga