“Turp”, kështu e ka nisur këtë reagim të sajin ish-deputetja e së djathtës shqiptare, Flutura Açka, pak pas vendimit të Gjykatës Speciale, e cila mesditën e kësaj të mërkure dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për Açkën, “fajtorët” janë vetë politikanët, si Kosovë e Shqipëri, të cilët prej muajsh tanimë nuk janë duke gjetur një zgjidhje për stabilitetin e vendit dhe kanë përçarë dy vendet.
Sipas saj, në vend që të ishin të fokusuar në një moment kaq të rëndësishëm për Kosovën dhe te dinjiteti i luftës çlirimtare, ata janë zhytur në përplasje të brendshme, duke e çuar vendin nga një palë zgjedhje në tjetrën.
“Se gjithë hallin e kishit te halli i Presidentit, do e ketë LVV apo LDK, jo të halli më i madh i dinjitetit të luftës së drejtë çlirimtare! Se me zënka të mentaliteit provincial të politikës, keni muaj që e keni lënë në destabilitet të plotë Kosovën dhe e keni lodhur popullin e Kosovës me zgjedhje pas zgjedhjesh. Se më egon mizogjiniste ndaj një gruaje Presidente, e cila ishte figura më e pëlquer nërkombërste në këto zhvillime që prisnin, si Vjosa Osmani, i hoqë një këmbë urës së brishtë të sjelljes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, shkruan Açka, e cila në këtë ditë të trishtë për të gjithë shqiptarët e ka vetëm një thirrje: “Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën”. Sipas saj, përplasjet politike mes dy vendeve, interesat personale dhe mungesa e një qasjeje të përbashkët kombëtare kanë dëmtuar marrëdhëniet mes dy pjesëve të kombit shqiptar.
"Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër në këto kushte: ta marrin në dorë mendjet e mençura, burrat e vërtetë të shtetit dhe jo çamarrokët politikë dhe të shpallin: Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën", shkruan ajo.
Postim i plotë i Flutura Açkës: Turp,
Se gjithë hallin e kishit te halli i Presidentit, do e ketë LVV apo LDK, jo të halli më i madh i dinjitetit të luftës së drejtë çlirimtare!
Se me zënka të mentaliteit provincial të politikës, keni muaj që e keni lënë në destabilitet të plotë Kosovën dhe e keni lodhur popullin e Kosovës me zgjedhje pas zgjedhjesh.
Se më egon mizogjiniste ndaj një gruaje Presidente, e cila ishte figura më e pëlquer nërkombërste në këto zhvillime që prisnin, si Vjosa Osmani, i hoqë një këmbë urës së brishtë të sjelljes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Se më armiqësinë e dukshme e të fshehtë të shtetarëve me sjellje antikombëtare në Shqipëri e Kosovë, marrëdhëniet e kombit brenda dy copave, janë në pikēn më të ulët tē 100 viteve të fundit.
Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër në këto kushte: ta marrin në dorë mendjet e mençura, burrat e vërtetë të shtetit dhe jo çamarrokët politikë dhe të shpallin:
Bashkimin e Shqipërisë me Kosovën! ????????
Në Europë nuk shkojmë dot kështu, të ndarë e si fqinj mistrecë, sepse armiqtë i kemi më të mëdhenj se veten, edhe ca prej nesh e shesim lirë veten te kēta armiq!
Me 20 mijē gra e vajza të përdhunuara nga serbët, të jemi këtu?! Politika, injorante, provinciale, fëminore, me flirte me Vuçiçin, andej e këtej kufirit, është fajtore!
E paskēsh parandier Flora Brovina që mbylli sytë para se të dëgjonte këtë gjëmë sot!
