Lajmi i fundit

LIVE - PD mbledh grupin parlamentar! Flet lideri demokrat, Sali Berisha

'Dënime absurde, qartazi politike', Meta: Lufta e UÇK meriton piedestalin e krenarisë patriotike

'Dënime absurde, qartazi politike', Meta: Lufta e UÇK meriton piedestalin e krenarisë patriotike

13:39, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar një ditë tejet të trishtuar për të gjithqë shqiptarët e kudondodhur, vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi ish krerët e UÇK me 81 vite në total.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se lufta e shkëlqyer e Kosovës për çlirim, meriton vetëm piedestalin e krenarisë patriotike dhe jo bankën e akuzës dhe dënime absurde, qartazi politike.

Sipas Metës, vendin e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka vendosur përjetësisht historia, ndërsa e përmbyll reagimin me faktin se: ‘Pavarsinë e Kosovës, të njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka gjykatë, që e ndryshon dhe e zhbën dot kurrë’.

Statusi:

Ditë shumë e trishtuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Lufta e shkëlqyer e Kosovës për çlirim, meriton vetëm piedestalin e krenarisë patriotike dhe jo bankën e akuzës dhe dënime absurde, qartazi politike.

Dënimi realisht me burgim të përjetshëm i mësuesit dhe intelektualit, Jakup Krasniqit, me moshë 75-vjecare dhe me probleme të rënda shëndetësore, që ka përdorur gjithmonë vetëm penën dhe fjalën, po aq sa kasapi i Ballkanit, Mlladiç është dëshmia më e rëndë e absurditetit të këtij vendimi politik të dhënë gjoja në emër të popullit të Kosovës.

Vendin e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka vendosur përjetësisht historia.

Pavarsinë e Kosovës, të njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka gjykatë, që e ndryshon dhe e zhbën dot kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco