BE për dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, thirrje për përmbajtje: Gjykata të lejohet të veprojë pa ndërhyrje

16 Shtator 2026 | 13:40

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier, tha se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre pa ndërhyrje.

“Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për viktimat. Autoritetet kanë përgjegjësinë të garantojnë sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe banorëve në mbarë Kosovën”, tha Mercier.

BE-ja tha se “merr shënim” aktgjykimin e shkallës së parë dhe vlerësoi se Dhomat e Specializuara po administrojnë drejtësi përmes procedurave “të drejta, të paanshme dhe të pavarura”, të bazuara në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

Mercier rikujtoi se personat e dënuar kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin para një paneli të veçantë të gjyqtarëve të Apelit.

BE-ja ritheksoi, gjithashtu, mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara, duke kujtuar se ato u krijuan me vendime të Kuvendit të Kosovës më 2014 dhe 2015 dhe funksionojnë brenda sistemit juridik të Kosovës.

Sipas BE-së, puna e tyre është e rëndësishme për përgjegjësinë penale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe për pajtimin.

“Është thelbësore të promovohet një mjedis pa frikë dhe hakmarrje dhe të mbrohen viktimat dhe dëshmitarët”, tha Mercier.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Limaj pas vendimit në Hagë: Aktgjykim i padrejtë, jo në emër të popullit të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Ai u shpreh se vendimi i sotëm ishte një nga...
13:40 | 16/09/2026

Avokati i Thaçit: I rashës kokës me grushte kur gjyqtari tha në emër të popullit të Kosovës

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e ka cilësuar vendimin ndaj ish-presidentit të Kosovës si një “tallje me drejtësinë”, ndërsa ka bërë të ditur se...
13:38 | 16/09/2026

Osmani: UÇK mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë, dje, sot e përjetësisht

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë. Osmani shkruan se UÇK-ja mbetet pjesa...
13:11 | 16/09/2026