E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Gjykata e Hagës dënon liderët e UÇK-së, shpërthejnë protestat në Prishtinë: Marre…

Ilustrim · Vizion Plus

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës janë zhvilluar protesta dhe tubime të qytetarëve që kanë kundërshtuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pjesëmarrësit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për dënimet e dhëna ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në rrugët e Prishtinës, protestuesit kanë brohoritur kundër Serbisë dhe kanë mbajtur fotografi të ish-krerëve të UÇK-së. Në mesin e thirrjeve të përsëritura ishte edhe “Jo në emrin tim”, ndërsa qytetarët kanë shprehur mbështetje për të dënuarit pas shpalljes së vendimit.

Protestat vijnë pas një procesi të gjatë gjyqësor në Hagë, ku katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me një total prej 81 vitesh burgim: Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi me nga 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite burgim.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.