Dinamo City përforcon mbrojtjen, Saliou Sembene vishet blu

Dinamo ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit senegalez Saliou Sembene. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin kryeqytetas dhe në sezonin e ri do të mbajë fanellën me numrin 37.
Sembene njeh mirë futbollin shqiptar, pasi ka kaluar pesë sezone në kampionatin vendas. Tashmë, mbrojtësi senegalez nis një kapitull të ri në karrierën e tij, duke iu bashkuar Dinamos dhe duke u vendosur nën urdhrat e stafit teknik dinamovit.
Afrimi i Sembene pritet t’i shtojë alternativa repartit defensiv të skuadrës, ndërsa vetë lojtari synon të japë kontributin e tij për objektivat e klubit.
Me firmën e kontratës, Saliou Sembene bëhet zyrtarisht pjesë e Dinamos dhe tashmë do të veshë fanellën legjendare dinamovite me numrin 37.




