Lideri i PD-së e quajti vendimin e Gjykatës Speciale për ish drejtuesit e UÇK-së të padrejtë dhe të pamerituar.
“Asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës” theksoi Berisha para deputetëve në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së që po mbahet sot në selinë e PD-së.
Pjesë nga fjala e Berishes
Natyrisht sot është një ditë jo e mirë për shqiptarët, për mbarë kombin, për familjet e ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të Kosovës, pasi gjykata e shkallës së parë në Hagë komunikoi vendime me të cilat në mënyrë absolute nuk arriti të substanciojë asgjë konkrete përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit.
Dha dënime tërësisht të pamerituara në vend që të shpallte pafajësinë në sallë në emër të të drejtës ndaj ish-udhëheqësve politike të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës.
Me këtë rast, sigurisht që festë bëhet në Serbi, në Beograd për këto dënime të padrejta.
Por asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës që ata udhëhoqën si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas luftërave të Skënderbeut.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri një luftë me të cilën së bashku, dhe në mbështetje të NATO-s, dhe kjo ishte aleate në tokë e NATO-s, çliroi koloninë e fundit në Evropë, Kosovën nga pushtimi barbar serb.
Gjykata Speciale dënoi sot me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
© SYRI.net
Vendimi i Hagës/ Osmani: UÇK, pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë: dje, sot e përjetësisht!
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së/ Berisha: PD beson se apeli do bëjë drejtësi! Gjykata justifikoi akuzat bajate të padronit të Edi Ramës
Kreu i BDI, Ahmeti: Vendim i padrejtë, të mos biem në asnjë grackë