
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka nisur mbledhjen e grupit parlamentar duke komentuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me një total prej 81 vitesh burgim.
Berisha e cilësoi këtë si një ditë të rëndë për shqiptarët dhe familjet e ish-drejtuesve politikë të UÇK-së. Sipas tij, trupi gjykues i shkallës së parë nuk ka arritur të argumentojë në mënyrë konkrete akuzat, por ka dhënë dënime që ai i konsideron të pajustifikuara.
Ai deklaroi se vendimi i Hagës është pritur me festime në Serbi, ndërsa e lidhi atë me pretendime që, sipas tij, janë përsëritur prej vitesh nga propaganda e Beogradit. Kreu i PD-së theksoi se, pavarësisht vendimit të Gjykatës, lufta e UÇK-së dhe roli i saj në çlirimin e Kosovës, sipas tij, nuk mund të zhbëhen.
“Sot është një ditë jo e mirë për shqiptarët, për mbarë kombin, familjet e ish-udhëheqësve politikë të UÇK-së, pasi gjykata e Shkallës së parë në Hagë komunikoi vendime me të cilat në mënyrë absolute nuk arriti që të substanciojë asgjë konkrete, përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit. Dha dënime tërësisht të pamerituara në vend që të shpallte pafajësinë në sallë, në emër të të drejtës ndaj ish-udhëheqësve politikë të UÇK-së. Me këtë rast, festë bëhet në Serbi, në Beograd për këto dënime të padrejta, por asgjë nuk mund të errësojë luftën e UÇK-së, të popullit të Kosovës që ata udhëhoqën si faqen më të ndritur. Ato ishin akuza bajate propagandistike të Sllobodanit dhe të padronit të Edi Ramës. PD shpreh vlerësimin më të madh për luftën çlirimtarë të Kosovës dhe shpreson dhe beson se Apeli i gjykatës unike në botë në llojin e saj, se aty janë mbledhur të gjitha dosjet e Beogradit. U akuzuan për transplant organesh, zero!”, tha Berisha.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
16 Shtator11:55
Gjykata e Hagës dënoi ish-krerët e UÇK-së, reagon Rama: Marre!
Pasi Gjykata e Hagës dënoi me burg ish-krerët e UÇK-së, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Përmes një reagimi në rrj...
POLITIKE
16 Shtator09:47
OCCRP: ‘Revolucioni i Flamingove’ përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Edi Ramën
Protestat e shkaktuara nga një resort luksoz i diskutueshëm hyjnë në muajin e tyre të katërt, duke u përshkallëzuar n&...
POLITIKE
16 Shtator08:16
Rama drejt SHBA-ve, zbardhen detaje nga agjenda e udhëtimit
Pas vizitës së kryedemokratit Sali Berisha, edhe kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerik...
POLITIKE
16 Shtator07:50
Sot dita e 109-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 109-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...
POLITIKE
15 Shtator22:43
Këshilli bashkiak i Fushë Arrëzit kundër bashkimit me Pukën: Largon shërbimet nga qytetarët
Me një vendim unanim, Këshilli Bashkiak i Fushë Arrëzit ka votuar kundër shkrirjes së kësaj bashkie. Kryebashkiaku Hilë ...
POLITIKE
15 Shtator22:24
Përplasja për pagat e magjistratëve/ “Të mbajë përgjegjësi për Veliajn e Ballukun”, Agron Shehaj: Rama është i dëshpëruar, nuk di më se çfarë bën!
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar lidhur me debatin e krijuar rreth pagave të magjistratëve shqiptarë duke e quajtur ...
POLITIKE
15 Shtator21:53
"Treni i fundit për Veliajn"/ Gazetari: Çfarë pritet pas vendimit të Gjykatës së Lartë
Gazetari Eni Ferhati ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili kishte kërkuar n...
POLITIKE
15 Shtator21:50
“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës, janë hajdutë të pangopur
Anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë dhe aktivistja Silvana Hoxha Xhaferri gjatë fjalës së saj në protestën e so...
POLITIKE
15 Shtator21:50
‘Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë’/ Berisha: Nesër ditë e veçantë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka reaguar në prag të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për i...
POLITIKE
15 Shtator21:34
“Rama e çoi Veliajn në burg”/ Hoxha: Ai është përgjegjësi kryesor për drejtësinë që kemi sot
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për të lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion ...